AMA, Bushati: Çelet procedura për dhënien e 3 licencave për transmetimet numerike
TIRANE - Autoriteti i Mediave Audiovizive hap procedurat për dhënien e tre licencave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik dhe fton operatorët privatë historikë kombëtarë dhe ato me eksperiencë në transmetimet numerike për të marrë pjesë në procedurën e përzgjedhjes.
“Ligji i ri për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë ka hyrë në fuqi në datën 5 prill të vitit 2013. AMA ka detyrimin ligjor që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, pra brenda datës 5 korrik, të bëjë njoftimin publik dhe të ftojë operatorët privatë historikë kombëtarë dhe ato me eksperiencë në transmetimet numerike për të marrë pjesë në procedurën e përzgjedhjes sipas ‘Beaty Contest’ për rrjetet numerike kombëtare. AMA në mbledhjen e saj të fundit miratoi rregulloren për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre sipas procedurën ‘Beaty Contest’. Gjithashtu në zbatim të dispozitave ligjore AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e tre licencave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik. Janë tre jo pse ne kemi vendosur të jetë 3, por kaq është kapaciteti apo mundësia teknike për të dhënë për rrjetet numerike tokësore kombëtare.”- deklaroi kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.
Kryetarja e AMA-s iu përgjigj akuzave për shkeljen e ligjit nga ana e këtij institucioni, për miratimin e rregullores për transmetimet numerike vetëm me 4 vota, duke theksuar se në bazë të ligjit rregulloret miratohen me shumicë të thjeshtë prej katër anëtarësh.
Prej disa muajsh, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka të ligjshëm vetëm katër anëtarë, ndërsa anëtarit të pestë, Gent Ibrahimit i ka përfunduar mandati.
(er.nu/BalkanWeb)