Orikum, ish-pronarët: Prona është e jona, bashkia të kryejë punën e saj
ORIKUM – Në Orikum janë rikthyer sërish protestat e punonjësve të Ndërmarrjes Bujqësore Rinia. Rreth 60 banorë janë mbledhur një ditë më parë në hyrjen e Bashkisë së Orikumit ku kanë protestuar, pasi sipas tyre kreu i bashkisë nuk ka mbajtur fjalën e dhënë se nuk do të lejonte më ndërtime mbi pronat për të cilat janë pretendues ish-punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore Rinia deri në zgjidhjen e çështjes.
Ndërkohë sot kanë reaguar ish-pronarët e pronave në Ndërmarrjen Bujqësore, të cilët shprehen se pronat i kanë të trashëguara dhe u takojnë vetëm atyre.
“Jemi kundër protestave të punonjësve të ish-NB Rinia. Bashkia të kryejë punën e saj të mos influencohet.”- shprehen ish-pronarët.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Gëzim Çapo nuk ka kontaktuar me banorët ndërsa në ditët në vijim pritet që protestat të përshkallëzohen nëse nuk do të bllokohen punimet. Për vite me radhë, shumë ndërtime janë paralizuar në zonë pasi banorët, të cilët disponojnë pronën në bazë të ligjit 7501 nuk i njohin pronarët e vjetër nëse nuk shpronësohet një prej palëve. Protestat e banorëve të Orikumit për pronën, janë shoqëruar thuajse çdo herë me dhunë dhe përleshje me policinë.
(er.nu/BalkanWeb)