E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker vlerëson përparimin e Ballkanit drejt integrimit në BE

SHBA - Zevendës/ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, konsideron se ka përparim mes vendeve të Ballkanit drejt integrimit evropian, duke theksuar nevojën që udhëheqësit të forcojnë përpjekjet e tyre.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Sarajevë, Reeker ka veçuar Kroacinë, e cila është pranuar në Bashkimin Evropian të hënën.

Ai po ashtu ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Reeker theksoi se në Bosnjë vazhdon të ketë probleme dhe ka fajësuar udhëheqësit e saj, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur të mos funksionojnë.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›