KQZ miraton tabelat e rezultateve për Fierin dhe Elbasanin
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të enjten me katër votat e anëtarëve të pranishëm nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Fier dhe zonën zgjedhore qarku Elbasan, në zgjedhjet e 23 qershorit.
I ndarë në nëntë Zona të Administrimit Zgjedhor(ZAZ), në qarkun Fier funksionuan 576 qendra votimi, me 373.706 zgjedhës. Në përfundim të procesit të votimit, ZAZ-të përkatëse dorëzuan në KQZ kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark. Pas verifikimit të tabelave dhe kryerjes së korrigjimeve përkatëse, KQZ, sipas kodit zgjedhor, miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për këtë qark.
Në zgjedhjet e 23 qershorit 16 mandatet e qarkut Fier u ndanë: 11 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Gjithashtu, KQZ miratoi sot dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarkun Elbasan. Kjo zonë zgjedhore përbëhet nga tetë ZAZ, ku funksionuan 540 qendra votimi, me 321.138 zgjedhës.
Në zgjedhjet e 23 qershorit, 14 mandatet e këtij qarku u ndanë: 8 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 6 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Deri tani KQZ ka nxjerrë rezultatet e 7 qarqeve, ndërsa brenda javës pritet dalja e rezultateve dhe për 5 qarqet e tjera, duke e përmbyllur këtë proces.
KQZ shtyu nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonat zgjedhore të qarqeve Durrës dhe Shkodër. Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi shtyrjen me 24 orë të nxjerrjes së rezultatit për Durrësin dhe Shkodrën, pasi, sipas tij, materiali ishte shumë voluminoz dhe do duhet më shumë kohë për shqyrtimin e tij.
Gjithashtu, KQZ vendosi sot të shtyjë dhe shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga PD dhe përfaqësuesi i saj në KQZ, me objekt, kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.81 (qarku Vlorë), për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të komunës Sevaster.
(er.nu/BalkanWeb)