Transmetimet numerike, AMA çel garën për dhënien e tre licensave
Tiranë- Janë hapur sot Autoriteti i Mediave Audiovizive procedurat për dhënien e tre licencave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik.
AMA përmes një konferencë për shtyp ka ftuar operatorët privatë historikë kombëtarë dhe ato me eksperiencë në transmetimet numerike për të marrë pjesë në përzgjedhjen e kandidatëve.
Në zbatim të dispozitave ligjore AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e tre licencave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik. Janë tre jo pse ne kemi vendosur të jetë 3, por kaq është kapaciteti apo mundësia teknike për të dhënë për rrjetet numerike tokësore kombëtare,- tha kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.
Sakaq Bushati ju përgjigj akuzave për shkeljen e ligjit nga ana e AMA-s për miratimin e rregullores për transmetimet numerike vetëm me 4 vota.
Në bazë të ligjit rregulloret miratohen me shumicë të thjeshtë prej katër anëtarësh,-tha ajo. Anëtarit të pestë të AMA-s,Gent Ibrahimit i ka përfunduar mandate dhe prej muajsh institucioni ka 4 anëtarë të ligjshëm.