E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë ,digjet tërësisht një makinë në lagjen 'Pavarësia'

VLORE – Digjet një automjet në qytetin e Vlorës. Ngjarja është shënuar rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia”, ndërsa një automjet tip Benz me targa AA 411 CR është përfshirë nga flakët, teksa ka qenë i parkuar në anë të rrugës.

Burime të policisë bëjnë të ditur për “News24” se dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, pasi vatra e zjarrit ka qenë në pjesën poshtë kabinës së automjetit. Gjithsesi vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Automjeti ishte në pronësi të një gruaje me iniciale D.A.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›