AMC, 22 mije fidane bredhi ne Llogara
Mbi 22 mije fidane bredhi mbillen ne Parkun Kombetar te Llogarase, me mbeshtetjen e AMC, duke shtuar keshtu siperfaqen e gjelber te parkut dhe ndihmuar ne parandalimin e rreshqitjes se tokes. Pemet jane mbjelle ne nje siperfaqe prej 6.5 hektaresh te Parkut Kombetar dhe kompensojne ne nje shkalle te konsiderueshme, pemet e prera apo te djegura. Perfaqesuesi i AMC, Nikos Parastatidis, deklaroi se "fushata per mbjelljen e pemeve ne Llogara perben nje kontribut per Parkun Kombetar dhe njekohesisht eshte pjese e angazhimit te AMC, per te permiresuar mjedisin. AMC do te mbeshtese perhere nisma ne te mire te natyres edhe ne te ardhmen". Kjo eshte hera e dyte qe AMC tregon nje perkujdesje te vecante per Parkun Parkun Kombetar te Llogarase. Edhe gjate fushates se pare te mbjelljeve u pyllezua nje siperfaqe e njejte, prej 6.5 hektaresh. AMC eshte e angazhuar te kontribuoje ne mbrojtje te mjedisit jo vetem duke mbeshtetur nisma ne nivel kombetar, si pyllezimi i Llogarase, por edhe duke perdorur teknologji moderne qe respekton mjedisin. Vete kompania prej kohesh po zbaton edhe nje projekt per riciklimin e letres duke dhene nje kontribut dhe nje shembull per t'u ndjekur ne ruajtjen e pyjeve nga prerja. AMC e shikon boten plot perkujdesje te perditshme ndaj mjedisit, si nje investim per te ardhmen. Parku kombetar i Llogarase ndodhet 40 km ne juglindje te Vlores, ne bashkimin e detit Adriatik me detin Jon. Lartesia e parkut arrin 2018 m mbi nivelin e detit. Ne te rriten shume lloje pemesh, ku mbizoterojne haloret. Parku Kombetar i Llogarase eshte destinacion i rendesishem turistik, pasi ofron mundesi te shumta ekoturizmi, sporte ajri, kampingu dhe ekskursioni.