Gjelberimi, mbillen 25 peme dekorative ne parkun "Rinia"
Bashkia e Tiranes ka mbjelle 25 peme te reja dekorative prane parkut "Rinia", me financimin nga nje subjekt privat qe i eshte pergjigjur thirrjes. Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama, ka shprehur mirenjohjen dhe falenderimin per te gjithe qytetaret dhe subjektet qe kane dhene dhe vazhdojne te japin kontributin e tyre te vyer ne kete projekt. Ai beri me dije se deri tani jane mbjelle me shume se 4 mije peme per kete sezon dhe se synimi eshte qe kjo shifer te arrije ne 4.500. "I jam shume mirenjohes te gjitheve atyre qe kane kontribuar, duke filluar qe nga qytetaret, permes takses se gjelber, tek bankat, tek sipermarresit, tek tregtaret e vegjel, te cilet edhe pse ne permasa shume modeste, kane dhene kontributin e tyre", tha Ramal. Sipas tij, "Nje qytetar-nje peme", eshte shprehje e nje vetedije te larte qytetare, eshte nje thirrje per veprim, eshte me shume se te mbjellesh nje peme, eshte nje levizje ku cdo qytetar mund te behet pjese, eshte nje ndihme ne rritjen e vlerave te komunitetit dhe do te ndihmoje ne rivitalizimin e tyre, eshte menyra ku gjithsecili nga ne ndihmon qytetin e Tiranes ne pastrimin e ajrit, ne funksion te rritjes se cilesise se jetes sone ne komunitet. Projekti i iniciuar nga bashkia e Tiranes, "Nje qytetar - nje peme" vazhdon me sukses bashkepunimet me partneret brenda dhe jashte vendit. Jane te shumta kompanite private, shoqatat jo fitimprurese, agjencite, bizneset e medha dhe te vogla, donatore vendas e te huaj, shoqerite e ndryshme, por edhe vete qytetaret, te cilet ne menyre vullnetare jane bere pjese e kesaj iniciative, duke kontribuar ne shtimin e hapesirave te gjelbra ne kryeqytet.