AMC: Brenda rrjetit 1 lekë për minutë
AMC ka krijuar një ofertë të thjeshtë dhe praktike për abonentët ALBAKARTA dhe AMCKARTA. Nëse ata bëjnë rimbushje me vlerë 1000 lekë ose më shumë, përfitojnë komunikim me tarifa shumë të lira dhe çdo minutë bisede drejt të gjithë numrave AMC kushton vetëm 1 lek për minutë, pa TVSH. Këto tarifa do të jenë të vlefshme për dy javë pas rimbushjes. Oferta aktivizohet nëpërmjet një procesi tepër të thjeshtë. Sapo bëjnë rimbushjen me 1000 lekë ose më shumë, abonentët marrin një SMS që u kërkon të konfirmojnë aktivizimin e ofertës. Pasi përgjigjen me një mesazh falas me tekst “PO”, një SMS i dytë konfirmon aktivizimin e ofertës. AMC, prej kujdesit që tregon për abonentët, do t’i lajmërojë me një SMS një ditë para mbarimit të ofertës. Natyrisht kjo ofertë u krijon hapësirë abonentëve ta shfrytëzojnë shumën e rimbushur për të komunikuar me rrjete të tjerë dhe për të lundruar në internet.