E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore: Ndryshimet klimaterike shkaktojnë përmbytjet

SHKRUAN: Sabina Veizaj 04-03-2011 11:52

Banka Botërore sugjeron të merren masa, që sektori i bujqësisë të përshtatet me ndryshimet klimaterike që po ndodhin në gjithë botën, në mënyrë që të mos ketë më dëme. Deklarata e Bankës Botërore është bërë dje në një konferencë të organizuar sëbashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mjedisit, ku në qendër kanë qenë ndryshimet klimaterike që po ndodhin në gjithë botën. “Problemi i ndryshimeve klimaterike është shumë i rëndësishëm për Bankën Botërore, ai është më i ndjeshëm në sektorin e bujqësisë, duke shkaktuar dëme të shumta për fermerët. Në bujqësi janë të punësuar rreth 50 për qind e forcës punëtore të vendit dhe këta vijnë nga zona rurale që përbëjnë shtresën më të varfër të vendit. Ndryshimet klimaterike për Shqipërinë dhe përshtatja e bujqësisë me to, sjellin shumë sfida. Impaktet negative shkaktohen në prodhimtarinë e vendit, në furnizimin dhe sigurinë e ushqimeve. Ndaj duhen marrë masa për parandalimin e impakteve negative dhe të gjendet mënyra për të përfituar nga këto ndryshime”, deklaroi përfaqësuesja e Bankës Botërore, Dina Umali-Deininger.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›