E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, Rikonstruksion i plotë i sallës së periodikut shqip e të huaj



AMC-ja ka mundësuar riorganizimin e shërbimit të përdoruesve në Bibliotekën Kombëtare duke i’u krijuar kushte mjaft të mira leximi. Më 11 maj 2009 përfundoi konkretizimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit, nënshkruar këtë fillimviti mes drejtorit të Bibliotekës Kombëtare (BK), Aurel Plasari dhe drejtorit Ekzekutiv të AMC-së, Stefanos Oktapodas, për rikonstruksionin e sallës së lexuesve në BK. Në ceremoninë përuruese të mjediseve të rikonstruktuara morën pjesë dejtori Ekzekutiv i AMC-së, Stefanos Oktapodas, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, personalitete të kulturës, lexues etj. Plasari, pasi falënderoi AMC-në për kontributin e dhënë për rikonstruksionin e plotë të sallës së periodikut shqip e të huaj, veçoi faktin që ishte kjo kompani e cila ndërmori nismën për mbështetje. Në emër të kompanisë që drejton Oktapodas shprehu kënaqësinë që në kuadër të përgjegjshmërisë sociale të AMC-së, kësaj here mbështetja u fokusua tek Biblioteka Kombëtare. “Ky është një rast i veçantë, - u shpreh ai, - pasi kontributi për bibliotekën është shumë i rëndësishëm për kulturën. Ne jemi një kompani gjermano-greke dhe së bashku me stafin tonë shumëkombësh, si dhe drejtuesit e nderuar të kësaj biblioteke kontribuojmë për kulturën shqiptare dhe besoj se ky është edhe globalizmi për të cilin flasim e dëgjojmë çdo ditë”- përfundoi ai. Oktapodas premtoi se AMC-ja së shpejti do të marrë përsipër dhe rikonstruksionin e sallës shkencore në katin e dytë të ndërtesës së BK.

12 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›