Baroni serb i cigareve: Ju tregoj aferat e mia me Damir Fazlliçin
Pendohet Stanko Subotiç, njeriu që kontrolloi trafikun e cigareve në Ballkan. Plas skandali në Serbi, i penduari premton se do të zbardhë lordët e krimit
Habjon Hasani
Ditën që Gjykata e Tiranës i dha fund çdo hetimi mbi Damir Fazlliçin, në Serbi, një nga baronët e kontrabandës së cigareve kërkoi publikisht të dëshmonte mbi lidhjet e tij me “VIP”-a të politikës dhe shtetit serb, ku një aneks i dëshmisë i rezervohej zotit Damir Fazlliç. Quhet Stanko Subotiç (njihet me nofkën “Cane” ose “Mr. Marlboro”) dhe prej 15 vitesh ka qenë personi që ka kontrolluar “thelën e luanit” në kontrabandën e leverdishme të duhanit në Ballkan. I ndodhur prej 1 viti në pranga (u arrestua nga Interpoli në vitin 2008 në Moskë), Subotiç e ka pranuar dhe vetë rolin e tij të dorës së parë në këtë aktivitet të paligjshëm e fitimprurës, por ish-“lordi i Marlboros” ka lëshuar dje një sinjal të fortë nëpërmjet avokatëve të tij duke deklaruar se është i gatshëm të rrëfejë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët gëzojnë poste politike dhe që sipas Subotiçit, “e shitën për t’i gllabëruar biznesin”. Dje mediat serbe paralajmëruan prag-skandalin. Dy avokatët e Stanko Subotiçit paralajmëruan furtunën, paralajmëruan se klienti i tyre është i gatshëm të rrëfente të gjithë “rrjetën e dezinformimit” të qëndisur nga zyrtarët më të lartë shtetërorë për ta paraqitur Subotiçin si njeriun që bëri kontrabandën, për ta dënuar atë dhe për të zhdukur çdo lidhje të tyren me këtë trafik. Sinjalin e parë e ka dhënë tri ditë më parë vetë Stanko Subotiç, i cili është intervistuar në një televizionin kroat, “Jutarnjem”, ku ndër të tjera ai ka përmendur dhe emrin e Damir Fazlliçit.
Ndërmjetësi
Gjatë intervistës së Stanko Subotiçit, ai për disa minuta ka referuar për bashkëpunimin e tij me Aleksandër Tijaniçin, i cili ka qenë shefi i Kabinetit i ish-presidentit Vojsllav Koshtunica dhe drejtues i disa mediave shtetërore. Bëhet fjalë për një histori të ndodhur në vitin 2000, ku në lojë ishte privatizimi i një reviste shumë influente në Serbi. “Në vitin 2000 unë i kam dërguar para zotit Tijaniç, i kam dërguar shuma të konsiderueshme. Këto shuma të mëdha parash u kaluan në llogarinë e zotit Tijaniç nëpërmjet firmave dhe kontove bankare të Damir Fazlliçit. Zyrtarisht këto para u dërguan për ta ndihmuar zotin Tijaniç të ndihmonte të atin e vet të kurohej nga një sëmundje e vështirë që kishte. Në të vërtetë pagesa u bë që zoti Tijaniç të bënte privatizimin e revistës ‘NIN’. Por janë bërë dhe të tjera pagesa dhe në shumë politikanë dhe shtetarë pas ndërhyrjeve të tyre favorizuese në disa procese të rëndësishme privatizimi”, - ka deklaruar për televizionin kroat “Jutarnjem” i penduari Stanko Subotiç.
Përveç Aleksandër Tijaniçit, lordi i duhanit, Stanko Subotiç, ka akuzuar dhe krerë të lartë të policisë dhe të qeverisë serbe.
Kundërpërgjigjja
Dje, avokatët e Aleksandër Tijaniçit përgënjeshtruan deklaratat e të penduarit Subotiç. Ndërsa disa qeveritarë dhe ish-qeveritarë serbë, që janë përmendur prej tij, nuk kanë komentuar fare. Një prej risive të këtij deklarimi të Subotiçit lidhet me faktin se ai, për herë të parë, me gojën e vet, në një televizion kroat, ka përmendur emrin Damir Fazlliç. Mediat boshnjake dhe ato serbe kanë raportuar në vite të dhënat e siguruara në mënyrë konfidenciale lidhur me bashkëpunimin Subotiç-Fazlliç në tentativat e tyre mbi privatizimin e fabrikave të duhanit dhe zaptimin e tregjeve në këtë drejtim.
Rreth vitit 2001, në mediat boshnjake u njoftua se Fazlliç kishte kërkuar ndihmë tek një person i nëntokës serbe pasi mendonte se bosi i cigareve, Stanko Subotiç, kishte vendosur ta eliminonte fizikisht pas mosmarrëveshjeve në privatizimin e një fabrike të madhe cigaresh në Banja Luka. Sipas medias boshnjake, personi që Fazlliçi iu drejtua për ndihmë quhet Milorad Ulemek (komandanti Legija), i cili sot gjendet në burg i dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç. Dje mediat serbe njoftuan me urgjencë deklaratat e të penduarit Subotiç dhe avokatëve të tij, duke paralajmëruar “nxjerrjen e të palarave” tanimë që ekziston një person që është i gatshëm t’i thotë të gjitha.
12 Maj 2009