E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet në Itali, del kalendari 15-ditësh, për depozitimin e kërkesës së regjistrimit

Maturantët duhet të paraqiten personalisht në ambasadë për dërgimin e kërkesës. Ambasada: Studentët nuk do të priten në ditë të tjera, jashtë kalendarit

Jonida Tashi

Zbardhet kalendari 15 ditor, i vënë në dispozicion të maturantëve, për të paraqitur kërkesën për regjistrim paraprak në universitetet italiane. Sipas njoftimit të Ambasadës Italiane në Tiranë, kërkesat për regjistrimin paraprak, duhet të paraqiten në kancelarinë konsullore pranë Ambasadës Italiane prej datës 14 deri në datën 29 maj 2009, sipas kalendarit dhe orareve të përcaktuara. Sakaq, kushti kryesor për tu regjistruar në universitetet italiane është e dëshmia e njohjes së gjuhës italiane “CELI 3”. Nga ky detyrim përjashtohen të rinjtë shqiptarë të liceve dy gjuhësh italo–shqiptare. Të gjithë studentët shqiptarë, që plotësojnë kushtet për regjistrim në universitetet italiane kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për regjistrim paraprak në universitetet italiane. Para depozitimit të kërkesës për pararegjistrim në universitet italiane, të rinjtë shqiptarë, duhet të plotësojnë një formular të posaçëm, i cili mund të tërhiqet duke filluar nga dita e sotme pranë sportelit të ambasadës.
Kërkesat
Kërkesat do të merren në shqyrtim nga universitetet italiane, të cilat do të vendosin për pranimin në varësi të vendeve në dispozicion për studentët e huaj. Lista e vendeve të disponueshme mund të konsultohet në saitin: http://ëëë.studiare-in italia.it/studentistranieri/. Studentët duhet të paraqiten personalisht, të pajisur me pasaportë, sipas kalendarit të shpërndarë nga Ambasada Italiane. Kjo e fundit bën të ditur se për arsye organizative nuk do të jetë e mundur të priten studentët në ditë të ndryshme nga ato të përcaktuara. Ndaj studentët duhet të tregojnë saktësi maksimale. Studentët do të priten pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës (Rruga Papa Gjon Pali II, 2 – Tirana).
Dokumentet
Për paraqitjen e kërkesës për regjistrim paraprak, studenti duhet t’i paraqesë Ambasadës dokumentet e poshtë shënuara: Kërkesën e regjistrimit, bashkëngjitur, të plotësuar në të gjithë zërat, si dhe dy kopje të saj pasi të jetë plotësuar. Në kërkesë duhet të shënohet në mënyrë të qartë vetëm një degë universitare. Dega e studimeve e përzgjedhur nuk mund të ndryshohet më. Për të përzgjedhur degën, këshillohet të konsultoni listën në adresën e internetit:
http:www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/; Formulari i autentikimit të fotografisë, i plotësuar me të dhënat anagrafike, sipas modelit bashkëngjitur, si dhe dy kopje të tij pasi të jetë plotësuar; Fotokopje të formularit A1 të regjistrimit në dy provimet me zgjedhje. Ata që e kanë marrë dëftesën e pjekurisë, duhet detyrimisht të paraqesin vërtetimin e provimeve me zgjedhje (Matura Shtetërore); Titulli përfundimtar i shkollës së mesme në origjinal. Studentët të cilët kanë humbur dëftesën origjinale, mund të paraqesin një vërtetim zëvendësues, që të përmbajë notat e të gjitha viteve. Studentët e regjistruar në vitin e fundit, dhe që do të marrin Dëftesën e Pjekurisë në verën e 2009, do të paraqesin një certifikatë (vërtetim notash), që tregon frekuentimin dhe notat e tre viteve të para si dhe të semestrit të parë të vitit të katërt, me detyrimin për të dorëzuar Dëftesën e Pjekurisë në origjinal pranë ambasadës, sapo ta marrin atë, së bashku me Certifikatën e Maturës Shtetërore; Origjinali si dhe dy fotokopje të plota të titullit të studimit dhe të përkthimit përkatës, të të gjitha faqeve, përfshirë ato ku janë vendosur vulat e Drejtorisë Arsimore, të Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Jashtme. Titujt e studimit duhet: Të jenë të përkthyera në italisht, të vërtetuara nga noteri dhe të legalizuara pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare; firma e drejtorit të shkollës, që i ka lëshuar, duhet të vërtetohet nga drejtori arsimor i rrethit përkatës, dhe firma e këtij të fundit, duhet të vërtetohet nga funksionari i Ministrisë së Arsimit. Ky vërtetim duhet të përkthehet në italisht dhe të legalizohet nga Ministria e Jashtme shqiptare; Fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës; Dy fotografi me ngjyra, format pasaporte; Fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhës italiane “CELI 3” e mbrojtur në momentin e regjistrimit paraprak dhe e lëshuar nga institucionet e autorizuara nga Ministria e Arsimit Italiane, dhe që mund t’i gjeni duke konsultuar faqen e kësaj Ministrie në internet, në adresën: www-miur.it, në zërin “Università”. Dokumentet duhet të futen në zarf, mbi të cilin të shkruhet qartë: Emri dhe mbiemri i studentit; Universiteti, fakulteti, fega e studimit, numri i telefonit (celular, telefon shtëpie, apo edhe e-mail-i nëse keni); Mesatarja e notave (vetëm për studentët që e kanë marrë Dëftesën e Pjekurisë).

CALENDARIO

Gli studenti dovranno presentarsi presso la Cancelleria Consolare dell’Ambasciata d’Italia a Tirana, in Rruga Papa Gjon Pali II, n. 2, secondo la suddivisione e gli orari indicati nel seguente calendario. Si ricorda che per motivi organizzativi gli studenti NON potranno essere ricevuti in giorni diversi da quelli indicati.

Giovedì 14 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
ANCONA, UNIVERSITÀ POLITECNICA DELLE MARCHE
BERGAMO
FERRARA
“G. D’ANNUNZIO” CHIETI - PESCARA
CALABRIA
REGGIO CALABRIA “MEDITERRANEA”
REGGIO CALABRIA Università per Stranieri “Dante Alighieri”
L’AQUILA
MOLISE CAMPOBASSO
PAVIA
SALERNO
SALENTO

Venerdì 15 maggio 2009 ore 14.30-17.00
BOLOGNA (sedi incluse: RAVENNA, RIMINI, FORLÌ, CESENA)
TRIESTE
SCUOLA INTERNAZIONALE SUPERIORE DI STUDI AVANZATI DI TRIESTE
MESSINA
ROMA “CAMPUS BIOMEDICO”
ROMA “MARIA SS. ASSUNTA”
CASSINO

Lunedì 18 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
FIRENZE
CAMERINO
CATANIA
URBINO “CARLO BO”
UNIVERSITA’ DEGLI STUDI DI SCIENZE GASTRONOMICHE

Martedì 19 maggio 2009 ore 14.30 –17.00
MILANO “BICOÇA”
MILANO “BOÇONI”
MILANO CATTOLICA DEL SACRO CUORE
MILANO POLITECNICO

Mercoledì 20 maggio 2009 ore 14.30-17.00
MILANO STATALE
MILANO I.U.L.M.
MILANO “VITA SALUTE S. RAFFAELE”
TERAMO
TRENTO
CAGLIARI
L.I.U.C. “CARLO CATTANEO” CASTELLANZA
CATANZARO “MAGNA GRAECIA”
SASSARI

Giovedì 21 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
ROMA “LA SAPIENZA”
ROMA “ S. PIO V”
ROMA “GUIDO CARLI” LUISS
UNIVERSITÀ DEGLI STUDI EUROPEA DI ROMA
ROMA I.U.S.M.
UNIVERSITÀ TELEMATICA “LEONARDO DA VINCI”

Lunedì 25 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
BARI
BARI POLITECNICO
LUM “JEAN MONNET” CASAMASSIMA, BARI
FOGGIA
ROMA TRE
ROMA “TOR VERGATA”
PALERMO
VERCELLI “AMEDEO AVOGADRO”

Martedì 26 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
GENOVA
PERUGIA
PERUGIA STRANIERI
SIENA
SIENA STRANIERI
BRESCIA

Mercoledì 27 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
PARMA
PISA
SCUOLA SUP. DI STUDI UNIV. E PERFEZIONAMENTO “S. ANNA” DI PISA
SCUOLA NORMALE SUPERIORE DI PISA
NAPOLI “FEDERICO II”
NAPOLI “L’ORIENTALE”
NAPOLI “PARTHENOPE”
NAPOLISUOR ORSOLA BENINCASA
NAPOLI SECONDA UNIVERSITA’
MACERATA
UDINE
VENEZIA “CÀ FOSCARI”
VENEZIA I.U.A.V.
VALLE D’AOSTA
TUSCIA Viterbo

Giovedì 28 maggio 2009 ore 14.30 – 17.00
TORINO
TORINO POLITECNICO
BENEVENTO “SANNIO DI BENEVENTO”
BASILICATA
BOLZANO LIBERA UNIVERSITA’
UKE – UNIVERSITA’ KORE DI ENNA

Venerdì 29 maggio 2009 ore 9.00 – 13.00
PADOVA
VERONA
MODENA E REGGIO EMILIA
INSUBRIA VARESE – COMO
AÇADEMIA, CONSERVATORI, ISTITUTI MUSICALI PAREGGIATI,
ISTITUTI SUPERIORI PER LE INDUSTRIE ARTISTICHE

12 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›