Korridori 8, Shkupi nis i pari projektin për ndërtimin e hekurudhës drejt Shqipërisë
Ndërtimi i hekurudhës do ti kushtojë Maqedonisë 354 milion euro. Sipas projektit, hekurudha duhet të përfundojë deri në vitin 2015
Ervin KOÇI
Investimet e parashikuara për tu dhënë nga Bashkimi Europian për ndërtimin e Korridorit 8, si një arterje e rëndësishme që do t’i sjell zhvillim Europës, ka vënë në lëvizje fqinjin tonë lindor. Maqedonia është e para që ka nisur angazhimet serioze për të përfituar nga fondet e mëdha që do të jepen nga Brukseli, për ndërtimin e kësaj vepre. Si fillim qeveria maqedonase do të fillojë hartimin e studimit për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 që kalon në territorin e saj duke vijuar që nga Shqipëria. Edhe pse ka një kosto më të madhe në ndërtimin e kësaj linje të hekurt, Maqedonia duket se është e vendosur ta bëjë e para lidhjen me hekurudhën që vjen nga Shqipëria. Për këtë qilim autoritet maqedonase të transportit dhe hekurudhave kanë nisur punën fillimisht për bërjen e studimit i cili mësohet se do të përgatitet nga kompania bullgare “Evrotrans”, e cila të premten nënshkroi marrëveshjen me menaxhmentin e Hekurudhave të Maqedonisë. Nga sa mësohet nga agjencitë e vendit fqinj, “në ë bazë të marrëveshjes, Hekurudhat e Maqedonisë do t’i paguaj kompanisë bullgare rreth 840 mijë euro për hartimin e projektit”. Sipas projektit, hekurudha duhet të përfundojë deri në vitin 2015, ndërsa tërë projekti kushton 354 milion euro. Ndërkohë më e prapambetura në këtë projekt mbetet Shqipëria, e cila edhe pse duhet të ndërtojë vetëm 2.8 km trase deri në kufirin me Maqedoninë, akoma nuk ka nisur të shtrojë asnjë metër transe.
Lidhja hekurudhore
Lidhja hekurudhore me Maqedoninë e bën Shqipërinë që shumë shpejt të ketë edhe një dalje të dytë ndërkombëtare hekurudhore, por kësaj here në atë të Korridorit 8. Pala shqiptare e ka lehtësisht të mundur përfundimin e projektit për të lidhur vendin tonë me fqinjin maqedonas përmes linjës që do të bëhet rishtazi Lin-kufiri me Maqedoninë. Në ndryshim me detyrimet si dhe nevojën e investimeve që lipsen për palën maqedonase, gjatësia nga Lini deri në kufi me Maqedoninë është shumë e vogël. Ajo shtrihet në vetëm 2.8 km trase hekurudhore deri në kufi. Kjo është pjesa që i duhen vendit tonë për të përmbushur një nga detyrimet kryesore për investimet në gjurmët e Korridorit 8. Pas lajmit të mirë se Korridori i 8-të përfshihet në projektin e Bashkimit Evropian për transportin, Shqipëria po bën gati dhe studimin e fizibilitetit për hekurudhat. Projekti parashikon tri linja hekurudhore, të cilat do të lidhin vendin tonë me vendet e tjera ku kalon ky korridor. Projekti parashikon ndërtimin e linjës së re hekurudhore për të lidhur stacionin hekurudhor të Linit me qytetin e Strugës (Maqedoni), linjën nga Porti detar i Durrësit deri në Pogradec, si dhe linjën Vlorë-Rrogozhinë, edhe ky segment i hekurudhës së Korridorit 8. Sekretariati i Korridorit të 8-të, i cili është me qendër në Bari (Itali), ka iniciuar kryerjen e studimit të fizibilitetit për linjat hekurudhore që mungojnë në këtë korridor. Sipas këtij studimi, rrjeti jonë hekurudhor do të bëhet një rrjet tranzit. BE-ja do të jetë financuesi kryesor i Korridorit 8, ndërsa për projektet e rrjetit rrugor do të kontribuojnë edhe vendet përfituese nga ky korridor. Nga MPPTT-ja mësohet se, për rrjetin hekurudhor financimet do të mundësohen direkt nga Brukseli. “Në këtë mënyrë, parametrat hekurudhorë shqiptarë do të bëhen bashkëkohore dhe rrjeti ynë hekurudhor do të integrohet me rrjetin evropian dhe atë ballkanik”,- thanë burimet nga MPPTT-ja.
Studimi
Shumë shpejt specialistë me përvojë ndërkombëtare do të nisin studimin e fizibilitetit për linjat hekurudhore shqiptare të linjës kombëtare parësore e dytësore. Studimi në fjalë që do të kushtojë disa mijëra dollarë është marrë përsipër të realizohet nga vet KE përmes një grupi pune. Pala shqiptare ka mundur të marrë besueshmërinë e komisionit ndërkombëtar për hekurudhat duke përfituar tashmë edhe studimin e rëndësishëm. Ekspertët dhe autoritetet e huaja po inspektojnë të gjithë linjën hekurudhore shqiptare nga Bajza deri në Pogradec, si dhe janë ndaluar në disa stacione për të vëzhguar ecurinë e reformave të detyruara për palën shqiptare. Investimet minimale pas viteve ‘90 në hekurudhë kanë mundur të mbajnë në këmbë shërbimin në udhën e hekurt, ndërsa në dy vitet e fundit një sërë investimet kanë rritur ndjeshëm përpunimin e mallrave. Vetëm gjatë vitit që kaloi në udhë hekurudhore është transportuar nga Mali i Zi apo për në Mal të Zi gati 6 herë më shumë mall.
Investimi
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës sh.a thonë se “vendi ynë i ka mundësitë për të investuar në ndërtimin e segmentit nga Lini i Pogradecit deri në kufi me Maqedoninë, pikën ku dy hekurudhat takohen për të vijuan në itineraret respektove”. Afërsisht 5.5- 6 milionë euro i duhen Drejtorisë së Hekurudhës për të mbyllur këtë projekt. Sipas autoriteteve të hekurudhës, kjo shumë nuk është e madhe nisur nga rëndësia që ka investimi, por edhe nga kapaciteti i një shoqërie të tillë siç është hekurudha. Megjithatë, projekte të cilësuara strategjike dhe me rëndësi ndërkombëtare siç është edhe investimi për të bashkuar hekurudhën shqiptare me atë maqedonas dhe më gjerë mbeten parësore në gjetjen dhe lëvrimin e fondeve. Pak muaj i duhet palës shqiptare për të dërguar shinat e trenit deri në kufi, në ndryshim nga koha si dhe fondi që i duhen maqedonasve. Nga informacionet që janë depozituar në zyrat e shoqërisë së hekurudhës është thënë se punimet në anën tjetër të kufirit ecin me ritme të ngadalta. Maqedonia duhet të shtrojë në rrugë të hekurt një gjatësi prej 60 km, punë e cila kërkon fonde të shumta, por edhe disa muaj në mos vite. Duket se ky vend ka probleme lidhur me investimet në hekurudhë edhe me anën tjetër, me Bullgarinë pasi Maqedonia duhet të investojë në dy krahë.
12 Maj 2009