AMC, aksion per pastrimin e plazheve
Me mbeshtetjen e kompanise AMC, anetare te Korpusit Shqiptar te Vullnetareve organizuan, gjate diteve te fundit te qershorit, organizuan aksionet e radhes ne plazhin e Orikumit dhe Shengjinit. Mbi 150 vullnetare moren pjese ne keto aksione per pastrimin e plazheve nga papastertite e krijuara nga pushuesit. Ne plazhin e Orikumit u pastruan rreth 6 kilometra bregdet nga Radhima e deri ne zonen ushtarake te Pashalimanit. Vullnetaret ishin te ndare ne tre grupe, edhe per shkak te gjeografise se zonave me te ndotura ku u perqendrua dhe aksioni. Mbi nje mije thase u mbushen me mbeturina dhe u larguan nga zona turistike. Aksioni i dyte kishte si shenjester plazhin e Shengjinit. Vullnetaret arriten te pastronin pjeset me te frekuentuara te ketij plazhi. Mbeturinat e grumbulluara neper thase u transportuan larg plazhit ne piken e grumbullimit. Ky aksion i Korpusit Shqiptar te Vullnetareve dhe i mbeshtetur nga AMC, u pershendet edhe nga institucionet lokale te Shengjinit. Gjate gjithe ketyre aksioneve, si ne Orikum ashtu edhe ne Shengjin, per te ndikuar ne ndergjegjesimin e pushuesve qe gjendeshin ne plazh diten e organizimit te aksioneve, nje grup vullnetaresh punoi me ta cader me cader, duke folur dhe duke u dorezuar secilit nga nje thes ne menyre qe secili te grumbullonte mbeturinat qe do te prodhonte gjate qendrimit ne plazh. Grupit te vullnetareve i jane bashkuar edhe pushues te cilet kane marre pjese ne aksionin e pastrimit duke bere te mundur edhe permbushjen e objektivit per nje sjellje te pergjegjshme ne mbrojtjen e natyres dhe mjedisit. AMC ka dhene mbeshtetje financiare per kete projekt ne zbatim te strategjise se pergjegjesise sociale te kompanise per te kontribuar ne ruajtjen dhe permiresimin e mjedisit duke e konsideruar mjedisin nje ceshtje qe i perket te gjitheve. AMC e konsideron kete projekt shume te rendesishem jo vetem per banoret e Orikumit dhe Shengjinit por edhe per vizitoret e turistet duke u bere faktor gjithashtu edhe ne promovimin e turizmit.