Berisha: Me edi Ramen kam bashkepunuar mire

Kryeministri Sali Berisha, duke cilesuar koalicionin e ri qeverises me LSI-ne si me te mirin e mundshem, tha dje se do t'i shtrije doren opozites socialiste per bashkepunim. Ne reagimin e pare publik, pas mbylljes se ankimimit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, kreu i qeverise perjashtoi nga axhenda e tij, Ramen. Ndonese pranoi bashkepunimet e mira te bera me te per ndryshimin e Kushtetutes apo Kodit Zgjedhor. "Nese nuk do te ekzistonte LSI-ja, para se te me shkonte nder mend te shkoja ne zgjedhje te tjera, do i shtrija "doren" PS-se, qe te formonim koalicion per te cuar vendin ne BE. Sikur te isha i dyti do te isha pro edhe krijimit te nje koalicioni me nje kryeminister socialist. Edi Rama nuk eshte me ne axhenden time", tha kryeministri. Ai permendi te gjitha bashkepunimet qe ka bere me Ramen ne keto vite, pavaresisht kundershtimeve politike dhe fushates se ashper te bere prej kryesocialisti. Kryeministri theksoi se bashkepunoi me Ramen per ndryshimet Kushtetuese, Kodin Zgjedhor, duke permendur edhe faktin se per hir te bashkepunimit, votoi si anetare te KQZ-se edhe njerez, qe kane shkaktuar probleme te medha ne zgjedhjet e shkuara. Nderkohe qe e cilesoi Ramen, si politikanin e shanseve te humbura. Ai pohoi se negociatat me LSI-ne jane te hapura, por ende nuk eshte diskutuar per poste ministrore. Ne kete kuader, Berisha beri te qarte se nuk do te kete shtim te numrit te Ministrive. Perkundrazi, ai premtoi lehtesim te administrates shteterore. Cka do te thote, ulje te metejshme te shpenzimeve te kesaj administrate. "Une bera koalicion me Ilir Meten dhe jo me Ramen, jo per inate personale, por sepse nuk e lija dot vendin pa opozite. Sepse ne te kundert, ne Kuvend, opozita mbetej vetem me 4 deputete", u shpreh Berisha. Kryeministri, Sali Berisha, u premtoi publikisht shqiptareve, se koalicioni me LSI-ne do te coje Shqiperine ne Evrope dhe do te mundesoje liberalizimin e vizave. Ne kete rruge, kryeministri theksoi se Edi Rama, nuk do te jete aspak shqetesimi i tij dhe se nuk perfshihet ne debatet brenda PS-se, per largimin apo jo te tij. Nga ana tjeter, kreu i qeverise tha se ka besim te plote te perfaqesuesit e PD-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, te cilet thone se mandati i dhene socialisteve, u spostua nga PD me vota, qe duhet te konsideroheshin te pavlefshme. "Perfaqesuesit kane besimin dhe mirekuptimin tim, per ankesen qe i bene Kolegjit Zgjedhor. Une, mbeshtes ankesen e PD dhe partive te koalicionit si PDI", theksoi kryeministri. Sipas tij, mandati i marre vetem me 152 vota me shume, doli nga dy kuti te Libofshes, qe permbanin vota te pavlefshme. Numerimi i tyre sipas kryeministrit, u be ne KZAZ pa komisioneret e koalicionit "Aleanca per Ndryshim" si dhe pa kamera. Ne nje reagim publik, nje dite pasi KQZ shpalli mbylljen e procesit te ankimimit dhe shpalljen e rezultateve te zgjedhjeve, kreu i qeverise Berisha, shprehu mirenjohjen per te gjithe ata qe e votuan dhe garantoi se koalicioni i qeverise se tij me LSI-ne per kater vitet e ardhshme, do te jete me i miri.
Detaj
Vendimi
Moratoriumi per ndalimin e skafeve, do te jete ne fuqi per sa kohe qe Kuvendi, nuk do te votoje ndryshe. Keshtu theksoi dje kryeministri Sali Berisha, duke theksuar se kjo eshte nje mase per liberalizimin e vizave brenda vitit 2010.
Detaj
Vendimi
Moratoriumi per ndalimin e skafeve, do te jete ne fuqi per sa kohe qe Kuvendi, nuk do te votoje ndryshe. Keshtu theksoi dje kryeministri Sali Berisha, duke theksuar se kjo eshte nje mase per liberalizimin e vizave brenda vitit 2010.