E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Qendrimi i BE, konfirmon se Berisha deshtoi

Kandidati per deputet i Partise Socialiste, Ditmir Bushati, nepermjet nje konference per shtyp deklaroi dje se qendrimi i perseritur i perfaqesuesve te Bashkimit Evropian, konfirmon se Berisha deshtoi me vizat. "Qendrimi i perseritur dje i perfaqesuesve te BE, konfirmon edhe nje here tjeter, shqetesimin e shprehur me force nga Partia Socialiste se qeveria Berisha ka deshtuar ne permbushjen e standardeve", deklaroi Bushati. Sipas tij, kjo qeveri ka deshtuar me zgjedhjet e lira e te ndershme, me pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike e karta identiteti, me korrupsionin e kthyer ne sistem per nje oborr, me trafiqet e krimin i organizuar, me menaxhimin e integruar te kufijve dhe me mbrojtjen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. "Standarde keto qe duhet t'i permbushte qeveria e Sali Berishes. Por qe deshtoi duke thelluar akoma dhe me shume izolimin e Shqiperise dhe te shqiptareve", vleresoi zyrtari i selise roze. Sipas tij, qendrimit qesharak te ministrave te oborrit kryeministror, qe me kokefortesi nuk pranojne realitetin dhe vazhdojne ne rrugen e propagandes post elektorale, u thote ashtu sic po u thote Bashkimi Evropian, se qeveria Berisha deshtoi ne levizjen e lire. Ceshtja e liberalizimit te vizave, ka perfshire politiken shqiptare pas propozimit te derguar ne Komisionin Evropian, per regjim pa viza per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi. Ndersa per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, kerkohet pak me teper pune per disa ceshtje teknike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›