E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS mori ndeshkimin e merituar

Kryeministri, Sali Berisha, tha nga Burreli, se alternativa e majte e Edi Rames, e bazuar ne shpifje, trillime dhe mashtrime, mori ndeshkimin e merituar nga populli ne 28 qershor. Ne perurimin e fillimit te punimeve ne ndertimin e rruges Mat-Muherr qe lidhe rrethin e Matit me ate te Dibres, kreu i qeverise tha prere se zgjedhjet perfunduan dhe shqiptaret, votuan projektin evropian. "Shqiptaret i dhane edhe ndeshkimin e merituar alternatives se bazuar ne shpifje, trillime, mashtrime, armiqesi te hapur ndaj korridorit te kombit, armiqesi te hapur ndaj zhvillimit te vendit", akuzoi kryeministri. Sipas tij, kundershtari i tij politik, nje dite dilte kunder rruges, kunder korridorit te kombit, neser do te sulmoje rrugen e Arbrit, te cilen ai garantoi se do ta ndertoje me shpejtesine me te madhe. Kryeministri Berisha, siguroi se qeveria e tij do te vazhdoje te ndertoje Shqiperine turistike, ta shnderroje ate ne superfuqi energjetike rajonale dhe te garantoje furnizim me uje 24 ore, ne te gjitha familjet. "Ne keto zgjedhje nuk ka te humbur. Te humbur jane vetem ata, te cilet nuk kane asnje interes kombetar, nuk kane asnje interes social, nuk kane asnje interes familjar, pervec interesave vetjake dhe klaneve mafioze, me te cilat jane te lidhur. Me ata do te merret ligji", garantoi Berisha. Ai u shpreh se qeveria, ne kater vitet e ardhshme do te vijoje te ndertoje Shqiperine Evropiane, ndersa me ata, te cilet kane vetem interesa vetjake dhe te klaneve mafioze, do te merret ligji. Rruga Mat-Muherr qe do te ndertohet, do te lidhe rrethin e Matit me ate te Dibres. Loti i pare me nje gjatesi prej 5 kilometrash dhe me nje vlere rreth 47 milione leke, pritet te mbaroje brenda 60 ditesh.

Berisha, apel per pasaportat biometrike

Te gjithe shtetasit shqiptare, duhet te pajisen me pasaporta biometrike, si nje nga kushtet e domosdoshme per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Kryeministri Sali Berisha, gjeti vendin dje t'u beje thirrje shqiptareve qe te ndjekin te njejtin rritem e te pajisen me pasaporta te reja. "Nese ritmi nuk do te jete i kenaqshem, do te detyrohemi te nxjerrim jashte perdorimit pasaportat ekzistuese, qe njerezit t'i marrin me pas ato. Do te donim te mos shkonim tek ky vendim", tha kryeministri. Sipas te dhenave zyrtare, Berisha theksoi se aktualisht ka rreth 2000 kerkesa ne dite, te shqiptareve qe aplikojne per pasaportat e reja. Ne keto kushte, Berisha u shpreh se pritet qe ne vjeshte te kete nje rritje te kerkeses per pasaporta te reja, duke qene se ne sezon verore, njerezit e kane me shume mendjen tek pushime. Duke e cilesuar sukses pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti, kryeministri theksoi se shpreson qe shqiptaret te shkojne dhe te bejne edhe pasaportat e reja, qe jane nje hap para, drejt levizjes se lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›