E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjedhjet peng, Kolegji Zgjedhor te mos sillet si KQZ

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje konference per shtyp te mbajtur dje ne seline roze, deklaroi se zgjedhjet po mbahen peng dhe kerkoi nga Kolegji Zgjedhor, qe te mos sillet si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per te drejtat e tyre. Pas perfundimit te shqyrtimeve te kerkesave, ankimore nga institucioni i administrimit te zgjedhjeve dhe renies se disa ankimeve qe socialistet depozituan ne kete institucion, socialistet i jane drejtuar Kolegjit Zgjedhor per te drejten e tyre, ku kerkojne hapjen e kutive ne Berat, Tirane dhe Shkoder. Per te gjitha keto, kryesocialisti ka shprehur angazhimin e plote per te konsumuar deri ne fund hallkat ligjore te nje procesi, i vleresuar sipas tij, teresisht te degjeneruar. "Pavaresisht abuzimit te skajshem te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me ligjin zgjedhore, e me te drejten tone te padiskutueshme per hapjen e kutive ne Berat, Tirane e Shkoder, ne nuk kemi ndermend te terhiqemi asnje milimeter nga detyrimi yne per ta zbardhur krimin elektoral te 28 qershorit", deklaroi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Duke vijuar akuzat e tij ndaj institucionit te administrimit te zgjedhjeve, kryesocialisti theksoi se po vazhdon maskarada e KQZ-se, vazhdon pengmarrja e zgjedhjeve, vazhdon farsa e kryeministrit ne detyre, qe ben sikur ecen pa paterica, qe rrit taksa e inauguron rruge te pambuluara me financime duke thelluar gropen e buxhetit te shtetit, nderkohe qe kriza ekonomike po troket fort ne dere dhe gjendja e demokracise ne Shqiperi, eshte perdite e me dramatike. "Urojme qe Kolegji Zgjedhore, te mos sillet si KQZ-ja me ligjin e me te drejten tone per te kerkuar zbatimin e tij, ashtu sikunder i siguroj te gjithe votuesit e mbeshtetesit tane, se ne nuk do te terhiqemi asnje milimeter ne kete perpjekje", deklaroi lideri socialisti. Por kjo perpjekje, sipas Rames, s'ka te beje thjesht me fatin e nje beteje elektorale, po me fatin e demokracise ne Shqiperi dhe me domosdoshmerine per te mos lejuar qe zgjedhjet ne kete vend te behen nje skeme e mbyllur ku fiton gjithnje pushteti pavaresisht si voton qytetari. Selia roze prej disa kohesh ka shprehur pakenaqesite per procesin zgjedhor dhe ndarjen e mandateve, per kete gje ata kane kercenuar edhe me mosnjohjen e zgjedhjeve, ne rast te mos dhenies te se drejtes per transparence.

Pretendimet e socialisteve, per parregullsi ne tre qarqe

Partia Socialiste prej disa ditesh kerkon transparencen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per Qarkun e Beratit, Tiranes dhe Shkodres. Ne Berat, selia roze kerkon rinumerimin e votave ne disa qendra votimi dhe rivleresimin e fleteve te shpallura si te pavlefshme. Ne Tirane, socialistet kerkojne rinumerimin e votave ne Kombinat, Paskuqan dhe Ndroq, zona te cilat iu hoqen mandatin e 16 ne Tirane, qe i kaloi liderit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Ndersa per Qarkun e Shkodres, pretendohen se ka pasur parregullsi ne disa qendra votimi dhe kerkohet rinumerimi i votave per disa qendra votimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›