Bonusi i qirase, ndryshimet per tre zonat
Rritet bonusi i qirase per familjet ne nevoje ne dy zona, ndersa ulet ne periferi. Vendimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes ka percaktuar dje tarifat maksimale per bonusin e qirase per familjet ne nevoje. Propozimet kane qene te ndryshme, duke e ndare kryeqytetin ne tri zona, ne te cilat mund te merret nje banese me qira. Sipas tarifave te propozuara, ne zonen e qendres se Tiranes, cmimi i bonusit ka pesuar rritje, ndersa ne periferi ka pesuar ulje. Te gjithe qytetaret qe do te perfitojne nga projekti i strehimit, do te operojne me tarifat e reja te percaktuara nga Bashkia. Specialistet e bashkise kane bere ndarjen ne zona te kryeqytetit per te gjithe perfituesit e bonusit te qirase. Perkatesisht ndarja behet ne zone te pare, ose zonen e kryeqytetit qe perfshihet territorit brenda Unazes se Tiranes; zona e mesme, qe eshte zona jashte Unazes se Tiranes; zona periferike qe perfshin gjithe territorin ne largesi te qendres se Tiranes. Ne baze te kesaj ndarje edhe qiraja eshte e ndryshme, ku ne qender eshte me e larte dhe ne periferi me e ulet. Per kete arsye te gjithe familjaret qe do te aplikojne prane bashkise dhe do te gjejne nje shtepi ne qender do te paguajne me teper dhe do te perfitojne me teper para ne dore se sa dikush tjeter qe do te gjeje nje shtepi ne periferi te Tiranes. Keshtu, tarifat e propozuara jane nga 9 mije leke qe ka qene me pare per zonen e qendres se Kryeqytetit eshte propozuar te jete deri ne 12.500 leke. Ndersa per zonen jashte Unazes se Tiranes, tarifa maksimale e perfitimit me te cilen eshte operuar deri me tani eshte 7 mije leke dhe pritet te behet 8.5 mije leke. Ndersa ne periferi, ndryshe nga zonat e tjera, tarifa e perfitimit do te pesoje ulje, nga 7 mije leke qe eshte aktualisht, pritet te behet 6 mije leke.
Bonusi, si funksionon per nevojtaret
Bonusi nenkupton pagimin e nje pjese te qirase qe paguan kjo kategori qytetaresh, dhe behet fjale per familje qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te perballuar qirane e tregut. Masa e pageses qe do te perfitoje familja do te llogaritet duke u bazuar tek aftesia paguese e familjes (te ardhurat totale te familjes) dhe masa e qirase qe paguan kjo e fundit. Ndryshe nga aplikantet per banesa sociale, bonusi i qirase shperndahet per nje kohe me te shkurter dhe ne vazhdimesi, ku Keshilli Bashkiak diskuton per nje numer te caktuar aplikantesh. Ndersa aplikantet per strehimin social, kane te drejte te aplikojne deri ne nje njoftim te ri, qe eshte i kufizuar deri sa te perfundojne banesat e planifikuara nga bashkia.
Kriteret e aplikimit per familjet ne nevoje
Aplikimi nga qytetaret kryhet nepermjet plotesimit te nje formulari, qe mund te terhiqet ne Zyren e Informimit per Qytetaret prane bashkise se Tiranes ose ne njesite bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Me pas, Njesia Bashkiake perkatese i percjell keta formulare prane Drejtorise se Strehimit Social ne bashkine e Tiranes. Kriteret qe duhet te plotesohen per t'u klasifikuar dhe per t'u trajtuar me programet sociale te strehimit jane disa dhe tregojne pamundesite e familjeve per te jetuar. Keshtu, familjet qe me vendim te Keshillit Bashkiak klasifikohen per t'u trajtuar me nje nga programet sociale te strehimit, jane familjet qe nuk kane ne pronesi nje banese; qe zoterojne siperfaqe banimi nen normat e strehimit te percaktuara per ate kategori sociale dhe ekonomike ku bejne pjese keto familje; ato familje qe kane mbetur te pastreha si rezultat i fatkeqesive natyrore. Ne kete skeme perfshihen gjithashtu edhe ato familje qe kane te ardhura te pamjaftueshme.