Futboll, sot java e 15-të e Superligës, spikat Dinamo-Vllaznia
TIRANË- Java e 15-të e Superligës, do të luhet në mesjavë, si pasojë e ngjeshjes së kampionatit, pas dy grumbullimeve të ekipit Kombëtar, të paparashikuara nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë hedhjes së shortit në muajin gusht.
Kështu nesër do të luhen 5 takime të Superligës, ku spikat ndeshja në "Qemal Stafa", ku do të përballen ekipi kryesues i Dinamos me skuadrën shkodrane të Vllaznisë.
Megjithëse duke parë renditjen kjo ndeshje, të paktën në letër, duket e lehtë për ekipin kryeqytetas, pritet një ndeshje interesante. Kjo jo vetëm për faktin se këto dy skuadra kanë dhuruar gjithnjë përballje të forta mes tyre, por edhe sepse ekipi i Vllaznisë ka filluar të rrisë nivelin e lojës dhe kërkon pikë në çdo takim, por edhe pasi Dinamo duhet të vuajë në këtë takim mungesat e futbollistëve Putiçanin, Soza dhe Allmuça, tre lojtarë mjaft të rëndësishëm për të.
Në Fier Apolonia e vendit të katërt do të presë Laçin, e drejtuar nga trajneri Stavri Nica. Fierakët do të kërkojnë fitoren pas humbjes 3-0 ndaj Shkumbinit javën e kaluar, ndërsa laçianët pas barazimit pa gola me Besën, kërkojnë të paktën një barazim ndaj Apolonisë.
Në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit do të zhvillohet derbi bregdetar mes Teutës vendase dhe Flamurtarit të Vlorës. Teuta do të kërkojë fitore në fushën e saj pas dy humbjesh në dy ndeshjet e fundit në Durrës. Ndërsa Flamurtari i vendit të fundit, pasi ka rikonfirmuar në krye të stolit trajnerin Gugash Magani, dhe pasi ka pezulluar katër lojtarë, kërkon të bëjë kthesën këtë javë.
Në Ersekë, Gramozi do të presë skuadrën korçare të Skënderbeut, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për qëndrimin në Kategorinë Superiore.
Kastrioti dhe Shkumbini do të përballen në Krujë, në një sfidë ku priten të trija rezultatet, pasi të dyja skuadrat kanë vlera pothuajse të barabarta në fushë.
Të enjten në Kavajë, Besa e vendit të dytë do të presë Tiranën e vendit të tretë, në një sfidë ku mund të vendoset se cila do të jetë skuadra anti-Dinamo deri në fundin e kampionatit.
- Ndeshjet e javës së 15-të të Superligës
Të mërkurën
Gramozi – Skënderbeu ora 13:00
Apolonia – Laçi ora 13:30
Dinamo – Vllaznia ora 13:30
Kastrioti – Shkumbini ora 13:30
Teuta – Flamurtari ora 13:30
Të enjten
Besa – Tirana ora 13:00
- Renditja e Kategorisë Superiore në javën e 14-të
Nr Ekipi N F B H Golat Pikë
1 Dinamo 14 12 2 0 27-7 38
2 Besa 14 7 5 2 13-6 26
3 Tirana 14 6 4 4 13-11 22
4 Apolonia 14 6 3 5 21-17 21
5 Teuta 14 5 1 7 15-20 19
6 Shkumbini 14 5 3 6 14-14 18
7 Laçi 14 4 5 5 14-14 18
8 Kastrioti 14 4 4 6 12-16 16
9 Vllaznia 14 4 3 7 10-15 15
10 Skënderbeu 14 3 5 6 16-18 14
11 Gramozi 14 2 6 6 9-18 12
12 Flamurtari 14 2 5 7 9-16 11
(d.b/Ata/BalkanWeb)