AMC koncerte për ditën e Verës
Edhe këtë vit AMC është bërë pjesë e festimeve të një prej festave popullore më të vjetra që festohen në vendin tonë, Dita e Verës që, sipas besimeve popullore, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e ditëve të ngrohta. Në festimet e organizuara në Tiranë dhe Elbasan, AMC ka qenë e pranishme duke mundësuar organizimin e koncerteve, si edhe në organizimin e disa aktiviteteve për argëtimin e të rinjve. Festimet kanë nisur në qytetin e Elbasanit, që me datë 13, duke e pritur ardhjen e Ditës së Verës në një koncert të organizuar në sheshin kryesor, duke i ofruar qytetarëve një ambient plot tinguj festiv. Ndërsa dje është festuar në të dy qytetet, Elbasanin dhe Tiranën. Gjatë paradites së të hënës janë organizuar në bashkëpunim me AMC koncerte të hapura në këto qytete, duke ftuar shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Pjesëmarrësit e shumtë në këto koncerte, të organizuar në qendrat e qyteteve, patën mundësinë që për disa orë të ndiqnin disa prej këngëtarëve dhe grupeve më të mira shqiptare. Gjatë koncertit, AMC u ka shpërndarë të pranishmëve dhurata të shumta. Ndërkohë që zona e Bllokut në Tiranë u kthye në një hapësirë plot lojëra dhe teknologji. Të rinjtë e kryeqytetit mund të merrnin pjesë në shumë lojëra të organizuara nga AMC dhe të fitonin çmime. Gjithashtu nuk mungoi edhe shpërndarja e ballokumeve për të gjithë. Aktivitetet e organizuara në Elbasan dhe Tiranë janë ndjekur nga mijëra qytetarë, jo vetëm nga këto dy qytete, por të mbërritur nga e gjithë Shqipëria, që kanë festuar së bashku me AMC Ditën e Verës.