E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e konsumatoreve tani ankesat dhe on line

Konsumatorët të cilët kanë pakënaqësi nga shërbimet apo mallrat mund të ankohen tani on line. Përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Kombeve të Bashkuara kanë prezantuar faqen e re të internetit të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas drejtuesve të këtij komisioni, gjithkush ka mundësinë që të informohet mbi të drejtat e tij si konsumator.

Veç këtyre të dhënave, duke hapur faqen e re të internetit kmk.al mund të regjistrohen ankesat e si problemet me mallrat, praktikat e pandershme apo shqetësime të tjera. Drejtuesit e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit thanë se çdo ankesë on line do të vije direkt dhe shqyrtohet.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›