AMC mbush verën plot teknologji, një gamë të gjerë celularësh smart-phone
Nisur nga kërkesat e abonentëve për aparate celulare që të kenë më shumë funksione, më shumë mundësi përshtatje, më shumë lehtësi për lundrim në internet, monitor më të madh, etj., AMC ka vënë në fokus të saj telefonat celularë në të 170 dyqanet e saj. Të gjithë ata që aparatin celular e duan të jetë më shumë se një mjet komunikimi i thjeshtë, mund t’u drejtohen dyqaneve AMC e të kërkojnë një aparat smart-phone që i përmbush më mirë nevojat. Smart-phone kanë një pjesë të mirë të opsioneve të një kompjuteri, por të përmbledhura brenda një aparati celular. Këto aparate celulare janë edhe shumë fleksibël përsa i përket instalimeve të programeve të tjera shtesë, duke i bërë të përshtatshëm sipas dëshirës dhe kërkesave të përdoruesit. Dyqanet e AMC ofrojnë një gamë të gjerë aparatesh nga firmat më të njohura të prodhimit të tyre, si “Nokia”, “Samsung”, “HTC” etj. Të gjithë këto aparate celulare janë origjinalë dhe ekskluzive për dyqanet e AMC në të gjithë Shqipërinë. AMC ofron rrjet celular të standardeve më të larta dhe tani sjell celularët smart-phone, të cilët u japin mundësi abonentëve të përfitojnë shërbimet dhe përparësitë e rrjetit AMC.
27 Korrik 2010