Ambasadori gjerman kundër draftit për SHISH-in
Ambasadori gjerman Borshoard e ka cilësuar diskutimin e ligjit për SHISH-in si një nga çështjet më delikate. “Presidenti i Parlamentit gjerman e ka ngritur pyetjen mbi kalimin e ligjit të SHISH-it, qysh herët këtë vit, gjatë diskutimit të tij. Do parapëlqeja të theksoj se kjo është një nga çështjet më të ndjeshme në një demokraci, që do të thotë të ndash qartë limitet mes politikës dhe shërbimeve sekrete”, - thekson ambasadori.
I pyetur për krizën politike, Borshard tha se krerët e dy forcave politike duhet të gjejnë rrugën e kompromisit. “Bashkimi Europian i ka rekomanduar qeverisë dhe opozitës të gjejnë kompromisin që bazohet në kriteret e transparencës dhe kushtetueshmërisë. Se si duhet të jetë ky kompromis u takon të dyja forcave politike ta zgjidhin mes tyre”, - ka shtuar ai. Sipas ambasadorit gjerman, kohëzgjatja e negociatave për krizën është një çështje që e di më mirë kryeministri i vendit dhe kreu i opozitës. Këto deklarata Borshard i bëri pas një takimi që pati me prefektin e Korçës.
27 Korrik 2010