E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC me programet “Consumer”, më shumë minuta bisede bonus



Abonentët AMC të programeve “Consumer” përfitojnë më shumë minuta bisede bonus. Të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj të programeve “AMC Consumer” 50, 100, 200 dhe 500 përfitojnë deri 3 herë më tepër minuta bisede bonus. Bonusi përfitohet çdo muaj dhe mund të përdoret drejt të gjithë numrave brenda vendit. Programet “Consumer” të AMC u përshtaten nevojave të profesionistëve të rinj, sipërmarrësve dhe të vetëpunësuarve në Shqipëri. Këta mund të zgjedhin midis programeve “Consumer” në përputhje me nevojat e tyre për komunikim. Abonentët “Consumer” 50, 100, 200 dhe 500 përfitojnë përkatësisht 50 minuta, 100 minuta, 200 minuta dhe 500 minuta kohë bisede drejt rrjeteve kombëtare, që janë të përfshira në konsumin e tyre mujor. Abonentët “Consumer” gëzojnë çdo shërbim që ofron AMC, si dhe ulje tarifash dhe bonuse. Këto programe janë pjesë e politikës me abonentin në qendër, të cilën AMC e ka zbatuar që në fillimet e veprimtarisë së vet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›