Kuotat për fakultet të dytë në Universitetin e Tiranës
Universiteti i Tiranës bëri dje të ditur kuotat e reja për fakultet të dytë të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Bëhet fjalë për 114 kuota, të shpërndara në 22 degë të këtij universiteti. Më shumë kuota ka Anglishtja dhe Infermieria e Përgjithshme me nga 10 secila, ndërkohë degë të kërkuara, si: Drejtësia, Shkencat Politike, Mjekësia, Stomatologjia dhe Farmacia kanë përkatësisht 7 e para dhe nga tri kuota të tjerat. Aplikimet për shkollë të dytë kanë përfunduar në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që dje ka nisur procedura e shpërndarjes së kuotave në fakultete, të cilat do të shpallin fituesit në ditët në vijim.
Dega Kuotat
Anglisht 10
Italisht 4
Gjuha spanjolle 4
Gjermanisht 4
Matematikë 9
Fizikë 9
Biologji 8
Kimi 8
Informatikë 7
Punë Sociale 3
Filozofi 4
Sociologji 3
Psikologji 3
Shkenca Politike 3
Drejtësi 7
Mjekësi 3
Stomatologji 3
Farmaci 3
Infermieri e Përgjithshme 10
Teknik i Lartë Laboratori 3
Fizioterapi 3
Ekonomik 3
Totali 114