AMF: Gati raportimi elektronik i mbikëqyrjes
12/11/2009 Prezantohet sistemi i ri
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvillon një aktivitet për dy projekte të rëndësishme, një për “Prezantimin e sistemit të ri të raportimit elektronik të mbikëqyrjes, AMF In-Reg” dhe “Liberalizimi i MTPL, mundësitë dhe sfidat”. Këto dy projekte do të lançohen së shpejti në tregun e sigurimeve. Sistemi AMF In-Reg është një platformë web-based raportimi që synon përsosjen e infrastrukturës së raportimit të shoqërive të sigurimit dhe shoqërive administruese të fondeve të pensioneve, si dhe ka realizuar përputhshmërinë me standardet SNRF, të cilat janë në fuqi në Shqipëri që nga fundi i vitit 2008. Gjatë takimit do të ketë një shpjegim të përmbajtjes së projektit, ecurisë së tij, si dhe një demonstrim të funksionimit të platformës elektronike të raportimit. Strategjia drejt liberalizimit të MTPL është një tjetër projekt që AMF-ja është duke ndërtuar në përputhje me direktivat evropiane. Theksi në këtë takim do të vendoset në prezantimin e politikave dhe strategjisë së liberalizimit të tarifave për sigurimin MTPL. Të ftuar në këto aktivitete do të jenë drejtuesit e Përgjithshëm të Shoqërive të Sigurimit, drejtues të Shoqërive të Brokerimit, Instituteve Private të Pensioneve Suplementare, Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, Bankës së Shqipërisë, por edhe të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.