AMC ofron për të gjithë abonentët e saj internet falas
Të gjithë abonentët AMC, me parapagesë dhe me kontratë, duke filluar që nga dita e djeshme mund të lundrojnë në internet nga celulari i tyre. Ky shërbim u ofrohet të gjithë abonentëve në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht nga programet tarifore ku bëjnë pjesë. Abonentët mund ta aktivizojnë internetin në celular në çdo kohë, pa qenë nevoja për formalitete. Shërbimi i internetit mjafton të aktivizohet vetëm një herë. Procesi i aktivizimit të internetit është shumë i thjeshtë, madje nuk ka nevojë për asnjë program shtesë. Abonentët mund të dërgojnë falas një SMS me fjalën “INTERNET” në numrin 1510 dhe konfigurimet e nevojshme do t’u vijnë me SMS. Pasi u vjen SMS me konfigurimet, abonentët duhet t’i ruajnë, duke zgjedhur opsionin “Save” dhe kështu vendoset lidhja me internetin. Abonentët AMC mund ta aktivizojnë internetin edhe duke hyrë në menynë “AMC Easy” e më pas të ndjekin udhëzimet përkatëse që jepen aty. Gjithashtu dyqanet AMC dhe Shërbimi i Abonentit AMC (139 / 144) janë të gatshëm t’u ofrojnë ndihmë abonentëve. Nuk është vetëm shpejtësia dhe prakticiteti i këtij shërbimi, por abonentët AMC përfitojnë falas 5 MB e para, të cilat mund t’i konsumojnë sipas dëshirës. Përveç internetit të ofruar rishtazi për abonentët me parapagesë, kompania AMC ofron edhe shërbimin bazë të internetit. Abonentët me kontratë të AMC-së vazhdojnë të kenë mundësinë e internetit pa kufi me tarifën mujore prej 2500 lekësh (pa TVSH), ku përfshihet 1GB falas në muaj. Ky është shërbimi më i ri që hedh në treg AMC. Kompania AMC ofron gamën më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve për abonentët me parapagesë dhe zgjidhje të plota biznesi për abonentët me kontratë. AMC siguron se ky është vetëm një prej shërbimeve të reja dhe interesante që pritet të prezantohen së shpejti.
OST, sot ndërprerje të energjisë në kryeqytet si pasojë e punimeve në rrjet
Sot, më 19 shkurt 2009, nga ora 10:00-12:00, do të kryhen punime në nënstacionin Tirana 1 dhe për pasojë do të ndërpritet energjia elektrike në zonën e Parkut të Autobusave, Laprakë, Rruga e Ambasadave, Pallati i Sportit, Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave dhe Rruga 5 Maji, - bënë të ditur burime zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe biznesit për shqetësimet që mund të krijohen gjatë dy orëve të punimeve.
19 Shkurt 2009