Dhoma e Tregtisë: Amnistia fiskale, masa më e mirë antikrizë
Flet Artan Gjergji, drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Regjistrimit pranë Dhomës së Tregtisë në Tiranë. Reagimet e Bankës Qendrore, të qeverisë dhe të bankave të nivelit të dytë në këtë periudhë
Rikthehet edhe një herë në skenë amnistia fiskale, por propozimi kësaj radhe ka ardhur nga komuniteti i biznesit, pikërisht në kohën kur vendi ynë po përballet me efektet e krizës financiare dhe ekonomike botërore. Artan Gjergji, drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Regjistrimit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, është shprehur në forumin e organizuar nga “Albania” se një amnisti e gjerë në këtë periudhë, kur mungojnë likuiditetet në treg, do të katapultonte kapitale të fjetura në një ekonomi formale. Kjo do të sillte mundësi të mëdha edhe për kreditimin e biznesit nga sistemi bankar, i cili është tkurrur ndjeshëm në dhënien e kredive për biznesin në këtë periudhë. Gjergji pohon se tashmë situata e ekonomisë dhe e tregut është më e avancuar për shkak të reformave që kanë ndodhur në administratën fiskale dhe aplikimit të taksës së sheshtë. Përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë ka komentuar edhe hapat e ndërmarra nga qeveria dhe Banka Qendrore, si dhe reagimin e bankave të nivelit të dytë, pas uljes së normës së interesit disa ditë më parë.
Si po ndihen pasojat e krizës financiare botërore te komuniteti i biznesit në Shqipëri?
Pavarësisht se kemi për shumë kohë që nuk jemi të integruar sa duhet në sistemin financiar ndërkombëtar dhe jemi të mbrojtur nga kriza, tani ka ardhur momenti që valëzat e dallgëve të saj të ndihen edhe në tregun shqiptar. Ka disa sektorë që kanë filluar ta ndiejnë një gjë të tillë. Këtë kanë filluar ta faktojnë edhe statistikat që japin autoritetet përkatëse si Banka e Shqipërisë, INSTAT, etj., të cilët po flasin për një rënie ekonomike, sidomos të eksporteve. Kjo pritej, pasi sektori i eksporteve është i lidhur direkt me fuqinë blerëse në vendet e BE-së, e cila ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre muajve të krizës. BE-ja është partneri ekonomik tregtar më i madh i Shqipërisë dhe kjo përkthehet në një vështirësi akoma më të madhe për bizneset në vendin tonë për të penetruar dhe për të shitur këto produkte në tregjet europiane. Pra, sektori i eksporteve është më i prekuri, si industria fasone, industria minerare, etj.. Një tjetër treg që pritet ta ndiejë krizën është sektori i turizmit, i cili do të preket direkt gjatë muajve të verës.
Po sektori i ndërtimit? Përfaqësuesit e tyre po japin alarmin se janë në prag të një krize të madhe....
Varet se në çfarë këndvështrimi e sheh. Për shembull, importet për lëndë të para në këtë sektor tashmë janë me çmime më të lira për shkak të krizës. Sektori i ndërtimit po ndien krizën në aspektin e kërkesës për të blerë nga konsumatorët. Kjo vjen për shkak të rënies së remitancave. Gati 70 për qind e shitjeve në sektorin e ndërtimit janë të lidhura me emigrantët.
Nëse do të flasim për një paketë propozimesh konkrete që komuniteti i biznesit duhet t’i drejtojë Qeverisë, cilat duhet të ishin çështjet më kryesore për të cilat duhet të merren masa urgjente?
Jemi prononcuar publikisht, si Dhomë Tregtie, si zëri kryesor i komunitetit të biznesit në vend, se jemi në favor të një amnistie fiskale në një aspekt të gjerë dhe jo për një “amnisti” të pjesshme siç ishte ajo që u mor nga qeveria në muajin tetor të vitit të kaluar, përmes së cilës iu falën kamatëvonesat biznesit. Ajo nuk ishte një amnisti fiskale e mirëfilltë, pasi kamatëvonesat nuk përbëjnë një peshë specifike në krahasim me principalin që duhet të paguajë biznesi. Një gjë e tillë faktohet edhe nga vetë deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave disa ditë më parë, që janë të pakta bizneset që kanë përfituar nga falja e kamatëvonesave; Pra, kjo tregon se rezultatet e kësaj nisme nuk janë ato që priteshin.
Duke u ndaluar te kërkesa kryesore, për një amnisti fiskale të gjerë, e bëjmë këtë për dy arsye: për shkak të krizës financiare në këtë periudhë, pasi mungojnë likuiditetet në treg; në një farë mënyre katapultohen në ekonominë formale kapitale të fjetura nëse do të ketë një amnisti. Kjo kërkesë është e specifikuar për segmentin e ashtuquajtur “ekonomia gri”, e cila është fituar me djersë, por që për shkaqe të ndryshme, si barra fiskale, pronësia, shteti, etj., është mbajtur në rrugë informale. Ekspertë të huaj e kanë llogaritur kapitalin e kësaj ekonomie në rreth 6 miliardë euro para disa viteve. Unë mendoj se ky efekt është akoma më i madh, pasi, në këtë mënyrë, biznesi do të ketë mundësi akoma më të mëdha për t’u kredituar. Pra, efekti që do të ketë legalizimi i këtyre kapitaleve në ekonomi do të jetë shumë herë më i madh dhe me shumë rëndësi, sidomos në këtë periudhë.
Momenti se pse është koha e duhur ka të bëjë edhe me debatin apo përplasjet në radhët e teoricienëve të ekonomisë nëse duhet të bëhet një amnisti fiskale apo jo. Sot jemi në kushte të tjera në krahasim me vitet e kaluara, kur është marrë në diskutim kjo tezë. Administrata fiskale është reformuar dhe modernizuar, ndërkohë që barra fiskale është ulur. Dihen prirjet në rastet kur barra fiskale është e lartë dhe biznesi tenton t’u shmanget taksave. Aplikimi i taksës së thjeshtë e ka lehtësuar gjendjen dhe vetë biznesi është i interesuar që të paguajë detyrimet që ka ndaj shtetit. Në këtë moment, administrimi fiskal është shumë herë më i lartë dhe më eficient sesa më parë, kur është shtruar realizimi i një amnistie fiskale. Dhoma e Tregtisë e ka kërkuar një gjë të tillë edhe dy vjet më parë dhe po e ripërsërit tani kërkesën që duhen likuiditete në treg dhe këto kapitale të fjetura duhet të aktivizohen në ekonomi.
Një tjetër masë antikrizë, që do të mund të marrë qeveria shqiptare në këto momente, është edhe mbështetja me skema financimi kryesisht të atyre sektorëve që e ndiejnë më tepër krizën. Ka grante apo skema që mund të bëhen garantë për bankat, të cilat kanë dhënë kredi te bizneset që ndodhen në këtë kohë në vështirësi dhe nuk kanë aftësi likuiditeti. Bankat kështu janë më të garantuara për të dhënë kredi.
Si e vlerësoni rolin që kanë luajtur aktorë të tjerë financiarë në vend në këtë periudhë krize?
Duhet thënë se Banka e Shqipërisë ka luajtur një politikë shumë pozitive. Lëvizja që bëri kohët e fundit me uljen e normës së interesit të lekut me 0.5 pikë ishte shumë pozitive. Vërtet që kishte ardhur koha për ta bërë një gjë të tillë. Por, ajo që është për të ardhur keq është se bankat e nivelit të dytë nuk reaguan në koherencë me sinjalet që dha banka qendrore. Bankat reaguan me uljen e normave të depozitave, por nuk e bënë të njëjtën gjë me normat e interesit të kredive. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe askush nuk mund t’i detyrojë që ta bëjnë një gjë të tillë, por mendoj se bankat duhet të jenë më koshiente, më agresive dhe më konkurruese me njëra-tjetrën që të fillojnë që të kreditojnë ekonominë.
Në anën tjetër, qeveria shqiptare po e ndihmon në një farë mënyre tregun vendas, duke marrë kredi te bankat e huaja, pasi sjell likuiditete të tjera nga tregu i jashtëm. Por, nëse do të përgatitet një plan antikrizë i mirëstudiuar, Shqipëria nuk do ta ketë të vështirë të kapërcejë efektet që po sjell kriza ekonomike dhe financiare ndërkombëtare në vendin tonë.
19 Shkurt 2009