E Diel, 1 Nëntor 2026

"AMC" prane femijeve te fshatit "SOS'

Kompania e telefonise celulare "AMC" ka mundesuar vaksinimin e 80 femijeve te fshatit 'SOS" kunder gripit te zakonshem. Femijet qe jane rezidente ne kete institucion kane marre vaksinen anti-grip per te parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit. Me afrimin e stineve te ftohta fillon e shfaqet edhe gripi, i cili prek kryesisht femijet. Per kete arsye "AMC" ka ndermarre nje nisme per vaksinimin e te gjithe femijeve te fshatit "SOS" si edhe te personelit qe punon me femijet. Ky eshte viti i dyte qe ne kuader te Pergjegjesise Sociale te Kompanise kompania lider ne telefonine celulare ne Shqiperi, "AMC", ka vendosur qe t'i gjendet prane fshatit "SOS" me sasine e nevojshme te vaksinave anti-grip per te gjithe femijet e kesaj qendre. Drejtoresha e Fshatit te Femijeve "SOS", Teuta Shkenza, ka falenderuar "AMC" qe gjithmone ka mbeshtetur dhe i eshte gjendur prane femijeve te kesaj qendre. Edhe ne emer te institucionit qe ajo drejton, Shenza ka vleresuar perkujdesjen qe "AMC" ka treguar kundrejt femijeve te kesaj qendre per te dytin vit radhazi. "AMC" ka premtuar qe do te jete prane femijeve te fshatit "SOS" edhe ne te ardhmen duke ndihmuar jo vetem me vaksinimin por edhe ne fusha te tjera. Fshati i Femijeve "SOS" perkujdeset per femije te cilet kane humbur prinderit e tyre ose nuk mund te jetojne me prinderit e tyre per arsye te ndryshme dhe si rrjedhoje kane nevoje per nje shtepi te re dhe te qendrueshme. Aty strehohen femije te moshave te ndryshme, nga dy deri ne 15 vjec. "AMC" ka ideuar dhe mbeshtetur edhe me pare nisma ne dobi te femijeve dhe kryesisht atyre ne nevoje. Kete vit "AMC" prezantoi, per here te pare ne Shqiperi, projektin e kontributit nepermjet mesazheve, i quajtur "Mesazhe shprese". Ne kuader te tij, kompania "AMC" i dhuroi Fondacionit te Femijeve Shqiptare "Domenick Scaglione" nje shume te konsiderueshme nga te ardhurat e grumbulluara prej SMS te Vitit te Ri. Gjithashtu "AMC" ka kontribuar ne permiresimin e kushteve te disa shkollave ne vend duke i rikonstruktuar, ne vizitat e herepashershme qe organizon ne Shtepite e Foshnjave dhe Femijeve apo ne publikime si manuali "Jeto shendetshem" i cili u drejtohet adoleshenteve, i mundesuar nga nje bashkepunim me "Agenda-21".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›