Aldo Bare, lajmerohet ne Turqi me poste per gjyqin
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje, qe te shtyje edhe per 3 muaj procesin gjyqesor ne ngarkim te Aldo Bares. Gjate seances se djeshme gjyqesore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka bere te ditur se nepermjet Ministrise se Drejtesise i eshte derguar nje leter-porosie autoriteteve turke, per te vene ne dijeni Aldo Baren se ndaj tij ka nisur procesi ne vendin tone, si dhe akuzat e caktuara nga prokuroria. Sipas gjykates pas tre muaj nga data e nisjes se leter-porosise Ministria e Drejtesise ka derguar nje informacion ku shprehet se nuk eshte bere ende ekzekutimi i leter-porosise per te pandehurin Bare. Ne keto kushte gjykata ka vendosur qe te ridergoje edhe nje here leter-porosine nepermjet Ministrise se Drejtesise. Per kete arsye trupi gjykues vendosi qe ta shtyje serish seancen per tre muaj, duke caktuar si seance te radhes daten 27 janar te vitit 2010, ne menyre te tille qe t'i jepet mundesia per ekzekutimin e saj. Kjo eshte e disata here qe autoritet shqiptare kane njoftuar Baren, per nisjen e procesit gjyqesor. Ai ose nuk ka kthyer pergjigje per lajmerimin e tij, ose nuk ka pranuar qe te gjykohet ne mungese. Bare akuzohet nga drejtesia shqiptare si kreu i "Bandes se Lushnjes". Mbi te, rendojne disa akuza si "krijimi i organizates kriminale", "vrasje me dashje", "shkaterrim prone" etj, vepra keto te kryera ne qytetin e Lushnjes ne vitin 1997.
Arrestimi
Bare u arrestua me 26 mars te vitit 2006 ne Ankara te Turqise, per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". Gjykata e Larte turke, vendosi ekstradimin e Bares ne vendin tone, nderkohe qe vete ai kundershtoi, duke u shprehur se ne Shqiperi do ta vrisnin.
Arrestimi
Bare u arrestua me 26 mars te vitit 2006 ne Ankara te Turqise, per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". Gjykata e Larte turke, vendosi ekstradimin e Bares ne vendin tone, nderkohe qe vete ai kundershtoi, duke u shprehur se ne Shqiperi do ta vrisnin.