I pandehuri Cani, deshmon per ngjarjen ne Cerrik
Tirane- Procesi gjyqesor per "Masakren e Cerrikut", ka vazhduar dje me pyetjen e te pandehurit Skender Cani. Gjate deshmise se tij Cani, ka shpjeguar se ka jetuar ne lagjen numer 3, ne te cilen kishte nje aktivitet privat te tij. "Ne daten 23 maj te vitit 1997 kam marre vesh qe ka ndodhur nje ngjarje. Kam qene ne lokal per te pastruar ne oren 06:00, kur po vinte Met Bozi. E pyeta pse ne kembe, ndersa ai mu pergjigj se "me kane marre makinen ne postbllok". Nuk me shpjegoi gje, ndersa une i thashe qe pse nuk fole me Arjanin e Sheges (i pandehuri Arjan Buzani), qe te ndihmonte. Arjani se bashku me Bujarin qendronin ne kryqezim mes Cerrikut dhe fermes, ku ndalonin ndonje makine dhe iu merrnin leke ose ndonje varese floriri", ka treguar dje i pandehuri. Me tej ai ka shpjeguar se diten e ngjarjes ka degjuar te shtena armesh, me shume se ditet e tjera. "Degjoheshin granata, predha me te renda se zakonisht, si dhe kishte dale nje tym i zi. U nisem per ne drejtim te Cerrikut se kishim njerezit tane. Une kisha me vete nje pushke, kurse Met Bozi nje automatik. Kur shkonim nga Cerriku, degjoheshin ende zera", ka vazhduar me tej. I pandehuri ka shpjeguar se kishin shkuar ne vendngjarje kur ngjarja kishte perfunduar. Ai ka akuzuar per kete ngjarje, te penduarin Bujar Buzanin dhe vellezerit e tij. Deshmia eshte nderprere per t'u zhvilluar ne seancen e radhes. Te pandehurit e ketij procesi jane; Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.
Akuzat
Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon 9 te pandehurit per ngjarjen e ndodhur ne 23 maj te vitit 1997, ne Cerrik ku u vrane gjashte gardiste dhe plagosen 16 punonjes te tjere. Ndaj te pandehurve, prokuroria ka ngritur akuzat e "vrasjes se kryer ne rrethana te tjera cilesuese", gjashte here.
Akuzat
Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon 9 te pandehurit per ngjarjen e ndodhur ne 23 maj te vitit 1997, ne Cerrik ku u vrane gjashte gardiste dhe plagosen 16 punonjes te tjere. Ndaj te pandehurve, prokuroria ka ngritur akuzat e "vrasjes se kryer ne rrethana te tjera cilesuese", gjashte here.