E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradimi i Ilir Kumbaros, shtyhet procesi

Londer- Procesi gjyqesor qe eshte duke u zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles se Dyte ne Londer, per ekstradimin e Ilir Kumbaros eshte shtyre. Seanca e djeshme eshte shtyre pas kerkeses se avokateve te ish-agjentit te SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Mbrojtesit i kerkuan trupit gjykues me teper kohe, para se te deklarojne kundershtimet e tyre para gjykates. Seanca e radhes eshte caktuar me daten 11 nentor 2009, ku edhe pritet qe gjykata te shpalle vendimin e saj mbi kerkesen e vendit tone, per ekstradimin apo jo ne Tirane te Ilir Kumbaros. Gjykata e Shkalles se Pare per Ekstradimet ne Londer, ka miratuar disa muaj me pare kerkesen shqiptare per ekstradimin e Kumbaros. Kerkesa u miratua edhe nga Sekretari i Shtetit, ndersa eshte duke u shqyrtuar ne shkallen e fundit. Ilir Kumbaro akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per rrembimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur me 21 tetor te vitit 1995. Se bashku me Kumbaron, te pandehur ne kete proces jane Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, ndersa eshte vecuar dosja per Budjon Mecen. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, te pandehurit pasi kane marre peng biznesmenin nga punishtja e duraluminit, e kane derguar ate ne Vain te Lezhes, ku dhe dyshohet te jete varrosur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›