"Midis tri koheve", te denuarit konkurrojne me poezi
Tirane- Rehabilitimi i personave me liri te kufizuar, u vu ne qender te vemendjes ne nje aktivitet te zhvilluar ne Teatrin Kombetar, te titulluar "Midis tri koheve". Ne aktivitetin e djeshem moren pjese drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, zv/ministri i Drejtesise, Ermal Dobi, perfaqesues te organizmave nderkombetare, si dhe artistet e mirenjohur te skenes shqiptare, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Edi Luarasi, Bujar Kapexhiu, Sherif Merdani etj. Gjate fjales se tij, drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, deklaroi se "te gjithe ne jemi te ndergjegjshem per ndryshimet rrenjesore qe ka pesuar sistemi i burgjeve, si dhe trajtimi dhe perceptimi per njerezit qe vuajne denime. Trajtimi human i te denuarve ka qene dhe do te mbetet prioritet i yni, pasi vetem ne kete menyre, ne do te mundemi bashkerisht qe keta individe qe sot vuajne nje denim, t'i bejme te ndjehen te afte te perballojne zhvillimet ne teresi". Nderkohe qe zevendesministri i Drejtesise, Ermal Dobi deklaroi se "me shume te denuar te rehabilituar e sa me pak te mbyllur ne institucionet penitenciare". Dobi vuri ne dukje edhe investimet ne infrastrukturen e burgjeve si ne ndertimin e burgjeve te reja me kushte bashkekohore, menca, qendra infermierie, etj. Ne fund te aktivitetit u shperndane tre cmime, ku vendin e pare e mori Taulant Balliu per nje poezi te tij, cmimin e dyte, Dragot Skana dhe te tretin Adrian Muco. Tre te denuarit ndodheshin ne salle gjate gjithe aktivitetit te shoqeruar nga uniformat blu te burgjeve.
Qellimi
Qellimi i aktivitetit ishte sensibilimi i institucioneve dhe shoqerise civile, per trajtimin sa me human te personave ne konflikt me ligjin si dhe prezantimi i ndryshimeve te metodave te punes ne vite.
Qellimi
Qellimi i aktivitetit ishte sensibilimi i institucioneve dhe shoqerise civile, per trajtimin sa me human te personave ne konflikt me ligjin si dhe prezantimi i ndryshimeve te metodave te punes ne vite.