E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientet e dializes proteste per aparaturat

Pacientet e semure me veshka, ankohen se prej dy javesh ne pavijonin e hemodializes ne QSUT, aparaturat nuk punojne rregullisht cka ka bere qe procesi i dializes aq i rendesishem per jeten e tyre, te nderpritet disa here. Per kete arsye ata kane protestuar para Ministrise se Shendetesise. "Jemi ketu per te kerkuar jeten tone, per t'u thene drejtuesve te Ministrise se Shendetesise, qe aparaturat e dializes nuk punojne dhe sherbimi jone eshte i cunguar", kane pohuar pacientet me dialize. Ky fakt eshte pohuar edhe nga pacientet te cilat kane kryer dialize gjate dites se djeshme ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Nga ana tjeter, drejtuesit e Ministrise se Shendetesise kane pohuar se kjo kategori pacientesh, do te jete prioritet i politikave te Ministrise se Shendetesise. Pas takimit me pacientet e dializes, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili i ka kerkuar Drejtorise se QSUT te verifikoje gjendjen aktuale ne pavijon dhe te marre masa per zgjidhjen e situates.

Pacientet te cilet vuajne prej vitesh nga veshkat, dhe kjo e fundit humb funksionin, e kane te nevojshme kryerjen e dializes. Pervec aparaturave me probleme, ajo qe mbetet shqetesim per keta paciente, eshte edhe kurimi qe duhet te bejne me turne. Kjo per shkak te aparaturave te cilat jane te pakta ne numer. Kalkulimet e bera nga Drejtoria Ekonomike ne Ministrine e Shendetesise, kane nxjerre se duhen 15 mije euro per te kuruar nje pacient, i cili vuan nga semundja e veshkave dhe kryen dialize. Nderkohe qe kurimi per pacientet e tjere, qe nuk marrin kete sherbim por mjekime te tjera, shkon deri ne 5 mije euro ne vit.

Pacientet

Sot, ne Shqiperi numerohen rreth 300 paciente me veshka, prej te cileve 164 paciente marrin kete sherbim ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Per te kuruar nje pacient i cili vuan nga semundja e veshkave dhe kryen dialize, nevojiten 15 mije euro.

Ministri i Shendetesise, u ka kerkuar mjekeve te mos cojne te semurin tek privati


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›