E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC vlerësohet në Forumin e 3-të të Telekomunikacionit

Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit, me temë kryesore “Shqipëria dixhitale: Në rrugën drejt brezit të gjerë”, pa kompaninë AMC të merrte një çmim të posaçëm për një nga produktet e saj. Në këtë ngjarje të rëndësishme për sektorin e telekomunikacionit në vend, kompanisë iu dha nga organizatorët e aktivitetit “Çmimi për Produktin më të Mirë” për shërbimin e saj më të ri, AMC Fix. Nisma e fundit e kompanisë së telefonisë së lëvizshme për të përditësuar në përdorim dhe teknologji një shërbimi tradicional siç është telefonia fikse, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të telekomunikacionit. Gjithashtu, përfaqësues të operatorit më të madh të telefonisë së lëvizshme, diskutuan gjerësisht dimensionet e reja të tregut shqiptar duke vënë theksin te zhvillimet dhe shërbimet e reja të teknologjisë së lartë që i përkasin të ardhmes së afërt. Forumi i këtij viti e vuri theksin në zhvillimet dixhitale të Shqipërisë, duke qenë se përpjekjet e vendit për t’iu afruar institucioneve europiane parashikohen të jenë të shpejta dhe të një game të gjerë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›