E Enjte, 5 Nëntor 2026

AMCHAM publikon axhendën e investimeve: 40 Rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Ri me synim përmirësimin e shpejtë të Klimës së Biznesit. Kjo dhome publikoi “Axhendën e Investimeve 2021”. Axhenda synon një strategji bashkëkohore për tërheqjen e suksesshme të investimeve të huaja, implementuar dhe monituar nga nivelet më të larta në Qeveri. Strategjia duhet të identifikojë sektorët prioritarë dhe të krijojë incentiva për zhvillimin e tyre, pa procedura burokratike.Një qendrim pa kompromis kundër korrupsionit me sanksione reale ndaj abuzuesve dhe monitorim transparent i llogaridhënies është me rëndësi për krijimin e besueshmërisë në publik. Rekomandimet synojnë krijimin e një sistemi transparent, efektiv dhe pa ndikim politik tek Prokurimet Publike si dhe garantimin e Konsultimit Publik efektiv, gjithpërfshirës.  Modernizimi i sistemit të taksave konsiderohet nga dhoma amerikane si jetesore për rritjen e konkurrencës dhe formalizimin e investimeve rajonale. Eksportet shqiptare përfaqësojnë mundësi të reja në periudhën post pandemike, e cila nxit domosdoshmërinë e zhvillimit të ekonomisë digjitale, ku Shqipëria duhet të krijojë kornizë bashkëkohore ligjore. Krijimi i një sistemi dinamik ekonomik kërkon aftësi të reja në burime njerëzore për të cilat Qeveria dhe sektori privat duhet të anagazhohen së bashku në rritjen e shpejtë dhe të targetuar të aftësive të forcës punëtore. Implementimi i këtyre rekomandimeve garanton ndërtimin e një klime biznesi dinamike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend konkurrent në rajon. Dhoma Amerikane do jetë e gatshme të ofrojë asistencën e saj në kthimin e rekomandimeve ne legjislacion, ndërsa do të vijojë dialogun me të gjitha palët politike dhe institucionale me nisjen e Sesionit të ri Parlamentar.Keto rekomandime ishin paralajmeruar qe prej muajin mars dhe per te pergatituar jane dashur 10 muaj pas një seri anketimesh me anëtarët e saj, ndjekur nga analiza teknike ekspertësh, për përmirësimin e klimës së investimeve. Perceptimi dhe gjetjet e anëtarëve konfirmohen dhe përputhen me gjetje të ngritura nga raporte të mirënjohura ndërkombëtare

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›