E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tatimi mbi të ardhurat personale, mblidhen 2.5 miliardë lekë më shumë në buxhet

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 16 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 18.2% më shumë se 5-mujori 2020, si dhe 0.2 miliardë ose 1.1% më pak se plani 5-mujor 2021. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dy janë faktorët që ndikuan në rritjen e të ardhurave nga ky zë, deklarimi i të ardhurave individuale vjetore për personat që realizojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit si dhe dividenti. Të ardhurat nga dividenti llogariten 3 milionë lekë. “Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 360% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020, si dhe të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 134% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020”, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›