AMF: Faktorët pse bursa e Tiranës është informale
17/03/2009 Raporti i 2008-s thekson se Qeveria duhet të nxisë biznesin me reforma fiskale dhe ligjore
Tregu i aksioneve mbetet ende informal. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vëren se aksionet shiten dhe blihen në mënyrë të paorganizuar. Në raportin e vitit 2008, ekspertët e AMF-së kanë theksuar se këto transaksione ekzekutohen kryesisht mes aksionerëve të shoqërive të privatizuara. Në fakt, dy mbeten rrugët që mund të zgjerojnë zhvillimin e këtij tregu. Një prej tyre është privatizimi i aksioneve të fundit që Qeveria zotëron në shoqëritë shtetërore në tregun e kapitaleve dhe rruga e dytë është marrja e nismave fiskale e ligjore për të nxitur biznesin vendas. Këto mund të nxisin zhvillimin e këtij tregu.
Situata
Ekspertët e AMF-së theksojnë se tregu i aksioneve mbetet ende i pazhvilluar. “Viti 2008 nuk shënoi ndonjë ngjarje të re për zhvillimin e aktivitetit në Bursë. Listimi i shoqërive dhe tregtimi i aksioneve në bursë mbetet një përpjekje potenciale”, - shprehen ata. Kjo ka bërë që aksionet të tregtohen pa asnjë organizim të mirëfilltë. “Si rezultat i fenomenit të konsolidimit të pronësisë në shoqëritë e privatizuara numri i transaksioneve në aksione për këto shoqëri ka ardhur duke u ulur nga viti në vit, ndërkohë veprime në lidhje me kapitalin aksioner dhe strukturën aksionere vazhdojnë të regjistrohen pranë Qendrës së Regjistrimit të Aksioneve”, - thanë ekspertët.
Faktorët
AMF-ja vëren se përpjekjet e bursës së Tiranës për të afruar biznesin vendas kanë qenë të vazhdueshme. Por faktorët që e kanë lënë këtë treg të paformuar ende janë të shumtë. “Madhësia e bizneseve kryesisht si biznes i vogël dhe i mesëm, mënyra e funksionimit të biznesit, trashëgimia kulturore dhe mentaliteti dhe kriza financiare ndërkombëtare kanë ndikuar në moszhvillimin e tregut të kapitalit”, - nënvizuan ekspertët. Ndërkaq, një numër i madh subjektesh të huaja kanë treguar interes për zhvillimin e aktivitetit të bursës apo zhvillimin e aktivitetit të ndërmjetësimit. Sipas ekspertëve, këta janë tregues optimistë për zhvillimin e tregut të kapitalit. Nga ana tjetër edhe zhvillimi i shpejtë i ekonomisë dhe i sektorit financiar kërkojnë një intensifikim të procesit të zhvillimit të tregut të kapitaleve.
Bursa e Tiranës
Deri në mes të vitit 2002 bursa e Tiranës ka qenë pjesë e bankës së Shqipërisë. Më 1 korrik të vitit 2002, bursa e Tiranës u shkëput nga BSH-ja dhe vazhdoi funksionimin e saj si shoqëri aksionere. Më 1 korrik 2003 bursa e Tiranës mori licencën përfundimtare si treg letrash me vlerë nga Komisioni i Letrave me Vlerë. Licenca u rinovua në 2005-n për një periudhë 2-vjeçare. Bursa ekziston vetëm në letër, pasi tregu mbetet ende informal.
Regjistrimi i aksioneve
Qendra e Regjistrimit të Aksioneve është licencuar në vitin 2002. Objekti i saj është regjistrimi i aksioneve të shoqërive aksionare. Neni 6 i ligjit të shkurtit 2008, “Për titujt” detyron subjektet që të regjistrojnë titujt në qendrat e specializuara për mbajtjen e regjistrave të titujve që organizohen në përputhje me ligjin dhe licencohen nga autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të ushtuar veprimtari si regjistrues të titujve.
Shërbimet e qendrës
Në fund të vitit 2008 Qendra e Regjistrimit të Aksioneve numëronte 47 shoqëri aksionere të regjistruara. Kjo qendër veç mbajtjes së regjistrit të aksioneve kryen edhe funksione të tjera. Kështu, në këtë qendër ofrohen shërbime si llogaritja e dividentëve, konfirmimi i gjendjes së azhurnuar në çdo kohë të llogarisë së secilit aksionar, apo njoftimi i mbledhjes së përgjithshme të llogarisë së secilit aksionar.
TREGTIMI
Bursa e Tiranës është e organizuar si një treg i drejtuar nga porosia dhe sesionet e tregtimit kryhen nëpërmjet një sistemi manual të hapur me të thirrura. Aktualisht, bursa e Tiranës nuk ka në funksionim një sistem elektronik tregtimi. Sesionet e tregtimit kryhen dy herë në javë. Instrumentet e pranuara për tregtim në bursën e Tiranës janë aksionet, bonot e thesarit obligacionet qeveritare dhe ato të shoqërive private. Përfaqësuesit e licencuar të tregtarëve të letrave me vlerë duhet të paraqiten fizikisht në sesionet e tregtimit. Çdo sesion tregtimi zhvillohet në dy raunde. I organizuar si treg ankandi, bursa e Tiranës llogarit një çmim të vetëm për çdo letër me vlerë të tregtuar, në fund të çdo dite tregtimi.
TRANSAKSIONET
QRA-ja është një shoqëri aksionare që zotërohet në masën 85 për qind nga shteti. E licencuar nga AMF-ja si regjistër i aksioneve. Në fund të vitit 2008 ishin 47 shoqëri aksionere të regjistruara, 12 prej tyre institucione financiare. Nga këto 3 janë banka, 8 janë kompani sigurimesh dhe 1 regjistër letrash me vlerë. Gjatë vitit 2008 kjo qendër ka reflektuar në regjistrat e aksioneve të shoqërive aksionare 494 transaksione, shifër kjo që një vit më parë ishte 262 transaksione. Numri i aksioneve të tregtuara në tregun e paorganizuar gjatë vitit 2008 përbën rreth 8,77 për qind të të gjitha aksioneve. Kjo tregon se likuiditeti vazhdon të mbetet i ulët edhe në tregun e paorganizuar të aksioneve.