Bashkitë nuk kanë para dhe staf
16/03/2009 Del raporti paraprak për planet rregulluese të Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Kamzës
Qytetet e ardhshme do të kenë 400 mijë deri në 700 mijë banorë më shumë
Qeveritë vendore varen nga paratë që jep pushteti qendror dhe nuk kanë stafe të kualifikuara. Këto janë dy problemet kryesore të bashkive Durrës, Kamëz, Shkodër dhe Vlorë. Në përpjekje për të hartuar planet rregulluese për këto katër qytete kompania konsulente ka hartuar një projekt paraprak me disa nga vështirësitë kryesore që ka hasur. Projekti duhet të mbyllet brenda vitit 2009. Në raport kompania konsulente ka theksuar se veç këtyre problemeve mungesa e hartave dixhitale për qytetet është një mangësi që mund të çojë në një planifikim jo të saktë të projektit, aq më tepër duke marrë parasysh se brenda dy dekadash pritet të ketë një shtim nga 400 mijë deri në 700 mijë banorë për qytetet kryesore.
Rekomandimet
Kompania konsulente ka hasur në vështirësi edhe për të marrë dokumentacionin e duhur. Sipas saj, kjo është gjithashtu një pikë kritike për suksesin e projektit. “Konsulenti do të dëshironte që ministria të lëshonte një urdhër për të lehtësuar aksesin e dokumentacionit”, shprehen ekspertët e planifikimit urban që punojnë pranë Ministrisë së Punëve Publike. Një prej detyrave është analiza e oportuniteteve dhe rreziqeve. Kjo analizë do të bëhet publike në prill të 2009-s. Analiza do të jetë e detajuar për secilin nga qytetet bazuar në informacionin e inventarëve të qyteteve dhe dokumente të tjera. Por vlerësimi i rreziqeve në fazën fillestare të projektit ka identifikuar disa çështje kritike që kërkojnë, sipas konsulentëve të planifikimit urban, veprim urgjent. “Ka nevojë urgjente për sigurimin e hartave GIS për të gjitha bashkitë, meqenëse, plani strukturor bashkiak duhet të përgatitet në një platformë të azhornueshme GIS. Deri tani është marrë kjo hartë bazë vetëm për Shkodrën. Për të përgatitur këto harta bazë për të tre bashkitë e tjera nevojitet ndihma e një eksperti të specializuar. Dokumentacioni i inventarit të qytetit në dispozicion ka nevojë për azhornim”, - theksohet në raportin fillestar të ekspertëve.
Rreziqet
Në mungesë të informacionin më e keqja që mund të ndodhë është fakti se kjo situatë do të ndikojë seriozisht në programin e zbatimit të projektit. “Prandaj është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e mundshme për këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Konsulenti ka menduar disa zgjidhje të mundshme për këto probleme dhe do t’i paraqesë ato në javët në vijim”, - theksohet në raport. Përveç kësaj, duhet që stafi bashkiak të trajnohet për të hedhur të dhënat GIS. Trajnimi i stafit nuk mund të sigurohet me këtë projekt, por kërkon burime të tjera.
Veç Bashkisë së Vlorës, pjesa tjetër e aktorëve të përfshirë në projekt kanë vënë në dispozicion edhe nga një zyrë për ekspertët e hartimit të projektit.
Kapacitetet
Aktualisht asnjë një bashkitë në projekt nuk ka sisteme informacioni ose personel të aftë për të përdorur këto instrumente në menaxhimin dhe administrimin urban. Qyteti i Shkodrës është i vetmi përjashtim. Kjo për shkak të projekteve të mëparshme për zhvillim që kanë mundësuar pajisjen me programet dhe bazën e të dhënave si dhe aftësimin e nevojshëm të personelit. Ekspertët kanë vënë re se pothuajse të gjitha bashkitë vuajnë nga kapaciteti i dobët financiar, pavarësisht nga mundësitë që kanë brenda qyteteve të tyre për të përmirësuar këtë situatë. “Këto bashki kanë një stok të madh ndërtimesh, aktivitete tregtare në rritje dhe burime potenciale të tokës brenda dhe përreth zonave të shërbimit. Për pasojë të gjitha ato varen shumë nga subvencionimet e qeverisë qendrore gjë që nuk i lejon ato të përgatisin një program të vetin për investim kapitalesh për nevojat e veta”, theksojnë ekspertët.
Të ardhurat bashkiake
Një nga detyrat e kompanisë konsulente është shqyrtimi i këtyre aseteve dhe përgatitja e një programi për përmirësimin e kapitaleve për të rritur. Gjithashtu, kjo do të shërbejë për të përmirësuar financat e bashkive për investime. Ndërsa sa i përket personelit të nevojshëm konsulentët sugjerojnë që bashkitë të fuqizojnë seksionin e tyre të planifikimit urban duke rekrutuar staf shtesë me buxhetin e të ardhurave. “Mund të futet një lloj shpërblimi financiar që do t’i jepet stafit që punon me projektin gjatë kohëzgjatjes së tij dhe duke i ngritur ata në detyrë në një shkallë më të lartë shërbimi pas përfundimit me sukses të projektit”, - shprehen ekspertët. Në shkëmbim të trajnuarit mund të punojnë në bashki për të paktën 3 deri 4 vjet.
Fondet pranë agjencive të huaja
Konsulenti ka rekomanduar bashkitë që të rrisin kapacitet e tyre duke marrë fonde në agjencitë e huaja financuese. Ky është një nga shqetësimit e shprehura në raportin e ekspertëve të huaj. “Sa i përket kapacitetit të dobët financiar të bashkive këshillohen t’i kërkojnë asistencë financiare ministrisë ose t’i drejtohen agjencive ndërkombëtare financuese”, - thekson raporti i ekspertëve të planifikimit urban. Sidomos duke parë zhvillimin e tyre. Lëvizja migratore e brendshme dhe rritja e mirëqenies ekonomike ka krijuar një rritje të çmimit në ndërtimin e shtëpive, sidomos në sektorin informal, në qytetet me madhësi mesatare si Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Kamza. “Kapaciteti i ulët financiar i bashkive po bllokon rrugën për investimet që kërkohen për zhvillimin e lehtësive të një infrastrukture të përshtatshme. Kapaciteti i pamjaftueshëm teknik sjell degradim të cilësisë së mjedisit të qyteteve”, -shprehen konsulentët.
Kryeqyteti
Që prej fillimit të këtij viti dhe në mënyrë më intensive kohët e fundit qeveria ka kërkuar prej Bashkisë së Tiranës që të dorëzojë planit rregullues të kryeqytetit. Sipas përfaqësuesve të qeverisë, është tejkaluar çdo limit kohor për këtë çështje. “Bashkia e Tiranës duhet të finalizojë sa më shpejt planin urbanistik të kryeqytetit, sepse po tejkalohet çdo lloj limiti kohor. Çdo lloj shtytje është shumë e dëmshme për kryeqytetin”, është shprehur rreth një muaj më parë kreu i qeverisë Sali Berisha. Qeveria është e angazhuar që të vërë fre situatave abuziviste në amullinë e ndërtimeve. Në këtë drejtim, Agjencia e Legalizimeve ka nisur ndarjen e lejeve të legalizimit në të gjithë vendin, në zonat e miratuar si informale me vendime të KRRTRRSH-së. Njëkohësisht është reduktuar koha e marrjes së lejeve të ndërtimit me ligjin e ri të urbanistikës në 45 ditë, i shoqëruar me parimin “heshtja është miratim”.
Programi i punës
Planet urbanistike, si do të
jenë qytetet deri më 2020-n
Kërkesa kryesore është që plani duhet të paraqitet në një bazë GIS të azhornueshme. “Konsulenti do të përgatisë një strategji dhe vizion të zhvillimit të qytetit deri në vitin 2020. Ai do të evidentojë nivelet e ardhshme të popullsisë dhe stokut të banesave, aktivitetin ekonomik, nivelet e cilësisë së mjedisit, nivelet e shërbimeve publike dhe programet për të kapërcyer dobësitë dhe rreziqet dhe për të shtuar forcën dhe oportunitetet”, - shprehen ekspertët. Për këtë do të përgatitet një plan strukturor afatgjatë për secilën nga bashkitë. “Plani do të përfshijë projeksionin ekonomik dhe demografik deri në vitin 2020, një plan fizik në makro shkallë për përdorimin e tokës, dhe një përvijim të infrastrukturës kryesore dhe faciliteteve kryesore”, - nënvizojnë ekspertët. Gjithashtu në këtë projekt parashikohet zhvillimi i një plani investimi për kapitalin e bashkive, mes të cilave do të jenë prioritetet kryesore të infrastrukturës për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për t’ju përshtatur rritjes urbane, duke identifikuar projektet e investimit me prioritet në 5 vitet e ardhshme. Ky plan do të përfshijë një vlerësim financiar dhe një program investimi kapitali për ndërtimin dhe koston e operimit për infrastrukturën e re.
Zonat bregdetare dhe qendrore
Të merren masa për shtimin e
popullsisë në qytetet kryesore
Qeveria duhet të marrë masa për të integruar shtimin e popullsisë gjatë dy dekadave të ardhshme dhe zhvillimit urban të tokës. Për këtë do të duhej një strategji e veçantë. “Duke pasur parasysh tendencat e tanishme dhe të ardhshme, Qeveria duhet të formalizojë dhe të konsolidojë këtë rritje më efektivisht dhe të integrojë zhvillimin urban të tokës dhe tregjeve e pronësisë me një strategji të qëndrueshme të Zhvillimit Territorial Kombëtar”, - shprehen ekspertët. Gjithçka bëhet mbi bazën e parashikimit të një shtimi të popullsisë në qytetet shqiptare gjatë dy dekadave të ardhshme. “Nëse shohim përpara, në 20 - 30 vitet e ardhshme qytetet shqiptare janë projektuar t’i afrohen gradualisht niveleve të urbanizimit të vendeve emergjente të Evropës”, - theksojnë ekspertët. Madje ata shkojnë më tej në këtë parashikim duke e cilësuar këtë një zhvillim specifik për disa qytete. “Ky model urbanizimi do të vazhdojë më i theksuar në rajonin bregdetar, sidomos brenda dhe përreth Tiranës dhe në Durrës, Shkodër, Vlorë, Kamzë, Berat, Korçë, Lushnjë dhe Gjirokastër. Sidomos nga iniciativat në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për rajonin e Ballkanit, si Korridori VIII, rrjeti rrugor Intra Evropian”, - shprehen ekspertët.