Nju Jork, Meta takime me ministrat e Jashtëm
Gjatë takimevee u diskutuan çështje që lidhen me integrimin europinan të vendit, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve.
NJU JORK- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi gjatë ditës së djeshme takime të veçanta me Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, z. Yves Leterne, atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed Bin Rashed Al Maktoum dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë, Meliton Arrocha.
Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm belg, z. Yves Leterne, u diskutuan çështje që lidhen me integrimin europinan të vendit, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zv.Kryeministri Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe njëkohësisht i kërkoi mbështetjen e Belgjikës për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit.
Pasi vlerësoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe raportin pozitiv të OSBE/ODIHR-it për to, Ministri i Jashtëm belg konfirmoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përsa i përket liberalizimit të vizave, z. Leterne u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit të Komisionit Europian dhe shprehu besimin në përmbushjen e shpejtë të tyre nga pala shqiptare, çka do të sillte një reagim pozitiv për këtë qëllim.
Në takimet me homologët e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Panamasë, biseda u përqendrua kryesisht në zhvillimet në rajonet respektive dhe në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri Meta i falënderoi bashkëbiseduesit për mbështetjen që këto vende i kanë dhënë shtetit të pavarur të Kosovës.
(s.g//BalkanWeb)