E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Trieste, përkujtohet kontributi shqiptar në shpëtimin e komunitetit hebre, gjatë LDB-së

Me daten 16 Shtator u zhvilluan ne Trieste dy aktivitete kushtuar kontributit shqiptar per shpetimin e familjeve hebreje gjate periudhes se okupacionit nazist ne Shqiperi. Ne Trieste ndodhet nje komunitet hebre, pjesetaret e te cilit, per nga numri kane nje pozicion te konsiderueshem ne zhvillimet e qytetit. Trieste shquhet si nje qytet multietnik, per faktin se perveç qytetareve italiane banojne edhe mjaft te huaj, si sllovene, austriake, shqiptare, etj. Ne Trieste ndodhet edhe sinagoga me e madhe ne Itali dhe ne Europe.
Presidentja znj.Gianna Wagner de Polo, si dhe stafi i Muzeut te Komunitetit Hebre ne Trieste “Carlo e Vera Wagner” ishin organizatoret e ketij aktivteti, i cili filloi me hapjen e nje ekspozite dhe perfundoi me konference e 16 Shtatorit.
Ekspozita perbehej nga fotografi te ndryshme te shqiptareve se bashku me hebrej gjate kohes se luftes se dyte boterore si nje deshmi e gjalle e kontibutit te tyre ne mbrojtje te familjeve hebreje. Konferenca kushtuar ketij kontributi i filloi punimet me daten 16 Shtator ne ora 18. Ne konference ishin të pranishëm përveç organizatorëve mjaft hebrenj dhe shqiptare me banim ne Trieste. Te pranishem gjithashtu edhe Kryetari i Bashkise se Triestes Roberto di Piazza, Presidenti i Këshillit Bashkiak Av.Sergio Pacor, zv/kryetari i Bashkise Paris Lippi, Presidenti i Rajonit te Friuli-Venecia-Giulia, Renzo Tondo, Ipeshkvi i Triestes, Mons. Eugenio Ravignani,etj.
Ne konference mori pjese edhe z.Zef Bushati, Ministër Fuqiplote i Ambasades se RSH-se ne Itali. Konferencen e deklaroi te hapur me nje pershendetje drejtuar te pranishmëve Presidentja e Muzeut te Komunitetit Hebre ne Trieste “Carlo e Vera Wagner” znj.Gianna Wagner de Polo, e cila ia kaloi fjalen kryetarit te Bashkise se Triestes per te pershendetur. Ne konference e mori fjalen edhe z. Zef Bushati, i cili ne diskutimin e tij, rikujtoi dhe rivleresoi kontributin e veçante te shqiptareve per shpetimin e familjeve hebreje ne Shqiperi gjate luftes nga nazistet gjermanë. Nder te tjera zoti Bushati tha: “Shqipëria eshte një vend me kulturë të pasur dhe të ndryshme, ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë kanë jetuar në dinjitet dhe harmoni me shekuj të tërë. Në vitin 1943, pushtuesit nazistë u kërkuan autoriteteve shqiptare që t’u jepeshin listat e banorëve hebrej. Disa popuj bashkëpunuan plotësisht me një kërkesë të tillë, madje disa bënë edhe më shumë. Shqipëria e refuzoi me trimëri kërkesën. Jo vetëm që Shqipëria i mbrojti qytetarët e saj hebrej, por qindra hebrej nga Austria, Gjermania, Greqia, Serbia dhe gjetkë në Jugosllavi, u strehuan nga shqiptarët.
Shqipëria ishte vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë popullsi hebreje pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para fillimit të saj. Megjithatë, në vitet e pasluftës, sundimtarët komunistë në Shqipëri nuk e bënë të njohur këtë dosje heroike dhe krenare. Shqipëria dinte shumë pak rreth atyre që patën mbrojtur hebrenjtë nga deportimi dhe vdekja. Komunistët, ashtu si shumë despotë, ishin tejet anti-semitistë.
Por, tani në Shqipëri po rritet interesimi për vrasjen e hebrejve në Evropë, dhe Shqipëria i përkujton 5 mijë komunitetet hebreje, të cilat u humbën gjatë këtij kapitulli të tmerrshëm të historisë. Ajo i përkujton 1.5 milionë fëmijët e therur dhe këtë e bën përkundër sulmeve të vazhdueshme ndaj të vërtetës historike nga lëvizja për mohimin e Holokaustit.
Shqipëria është një shembull i ndritur, se në një vend me nje popullsi me shumice myslimane mund të ekzistojë ndryshimi i mendimit, veprimi i përbashkët dhe respekti për të gjitha fetë. Këto cilësi qëndrojnë pas përpjekjeve të Shqipërisë për të përkujtuar Hollokaustin dhe ato ngjarje që do t’i ndihmojnë njerëzimit të parandalojë ringjalljen e tij. Shqipëria sot mbetet një shembull i tolerancës.
Vendi ku myslimanët dhe të krishterët mund të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit, është shembull i rrallë në botë, por, megjithatë, është një shembull për të cilin pjesa tjetër e botës mundet dhe duhet të mësojë.” - perfundoi fjalen e tij zv/Ambasadori z.Zef Bushati.
E veçanta e konferences ishte pjesmarrja e deshmitares se gjalle te atyre viteve, znj.Erika Permeti (Toptani), 84 vjeçare e cila edhe njëherë kujtoi ato vite te veshtira kur shqiptaret nen hunden e nazisteve shpetonin familjet e hebrenjve.
Konferenca vijoi me diskutimin e historianit italian Stefano Fattorini si dhe me diskutime nga pjesmarresit. Ketij aktiviteti i kushtoi nje vend te veçante gazeta “Il Piccolo” si dhe e pasqyroi Radio lokale “Club Radio”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›