E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMF Ulet numri i kontratave rriten demet e paguara

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ka publikuar te dhenat lidhur me rezultatet e 10-mujorit per ecurine e tregut te sigurimeve ne vend. Sipas ketij raporti vihen re edhe nje sere tendencash ne zhvillimet e ketij tregu. E para lidhet me uljen e numrit te kontratave krahasuar kjo me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ne fund te 10-mujorit numri i kontratave te lidhura ishte 567 mije e 101 shifer qe reflekton nje ulje me 11.6 per qind krahasuar me nje vit me pare. Por ulja e kontratave duket se nuk eshte reflektuar tek te ardhurat te cilat edhe pse ne nivel te moderuar kane shenuar rritje. Te ardhurat nga primet e sigurimit ne periudhen janar - tetor 2010 arriten rreth 6795 milione leke ose 1.65 me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar thuhet ne raportin e AMF-se. Edhe nje here ky institucion ben me dije se shqiptaret ende nuk jane te orientuar drejt sigurimit te jetes dhe shumicen e vellimit te sigurimeve e zene ato te jo-jetes. Tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetes qe sollen rreth 89.72 te vellimit te pergjithshem te primeve duke i lene sigurimet e Jetes me rreth 9.63 dhe aktivitetin e risigurimeve me rreth 0.65 thuhet ne raport.
DMET
Nje tjeter tendence qe shfaqet ne raportin e AMF-se per 10-mujorin eshte ajo e rritjes se nivelit te pagesave per demet nga ana e kompanive te sigurimit. Pagesat e demeve gjate muajve janar - tetor 2010 u rriten me rreth 29.28 krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Pjesa me e madhe e demeve te paguara bruto u perket sigurimeve motorike me 15 miliarde leke apo 86.82 te totalit te demeve te paguara bruto vlereson autoriteti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›