Kamzë, vritet me armë zjarri roja 21 vjeç i një karburanti
13/03/2012 Policia: Sekuestrohen 2 gëzhoja, s’dihen autorët e motivet
TIRANË- Roja i një karburanti në kryeqytet është gjetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e njohur si kthesa e Kamzës, te karburant “Uran”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e vrasjes. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e krimit. Mësohet se viktima është 21-vjeçari Amarildo Vrapi nga Paskuqani. Sipas policisë, 20-vjeçari ka qenë me vëllanë e tij në punë, njëri roje dhe tjetri punëtor. Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat, ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan dy gëzhoja. Vëllai i viktimës ishte në gjumë, kur u ekzekutua vëllai i tij. Nuk dihet ende nëse vrasja ka ndodhur për grabitje, apo për ndonjë hakmarrje të mundshme. Ndërkohë mësohet se policia do të sekuestrojë pamjet filmike të një biznesi, disa metra larg vendit të ngjarjes për të konstatuar dhe verifikuar nëse pamje të momenteve të ngjarjes. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje pronarët e pikës së karburantit ku punonte i riu, familjarë dhe miq të tij, si dhe personin me të cilin viktima Aldo Vrapi ka ndërruar turnin.