ANDREA BOÇELI: Zëri i popullit
Forte dei Marmi, një resort i pastër, i
pasur në breg të detit në Toskana.
Aty gjendet gjithçka që njerëzit
mund të përfytyrojnë për këtë thesar të
Italisë: peizazhin, ushqimin, shoqërinë
dhe… muzikën. Pikërisht në këtë perlë
të Italisë ndodhet një tjetër perlë e saj. Ai
është i verbër, por me një dhunti të rrallë:
zërin. Andrea Boçeli qëndron në kopshtin
e shtëpisë së tij që ndodhet përballë
detit. Ai është një copëz vend i gjelbër e
plot hijeshi, prej nga mund të shijosh një
peizazh të qetë, duke pirë një gotë verë
toskane. Këngëtari i verbër i këtyre
viseve, që sapo ka mbushur 50 vjeç, ndodhet
në momentin e promovimit të albumit
të tij të ri. Me këtë rast, ka ftuar për
një gotë verë të mirë e disa rreze dielli disa
gazetarë evropianë, që sapo dëgjuan se
do të shkonin në Toskanë, i lanë të gjitha
impenjimet e tjera e rendën drejt bregut
të detit. E veçanta e këtij kopshti
magjepsës është se në fund të tij ndodhet
edhe "biznesi" i Boçelit: kompania e
tij e produksionit drejt së cilës shkohet
duke kaluar një korridor lulesh nën shoqërinë
e disa maceve, pulave dhe rosave
të vogla. Ndërsa gazetarët presin paksa
në kopsht duke shijuar verën e kuqe,
shfaqet Boçeli, me një kostum të bardhë
dhe një shall të po kësaj ngjyre hedhur
mbi supe. Nga larg ngjan si një detar
modest, që afrohet me hapin e tij të
kujdesshëm, edhe pse tashmë i njeh
mirë rrugëzat e kopshtit të vet. Përtej
kësaj pamjeje të thjeshtë, fshihet një
njeri shumë i suksesshëm dhe i pasur
njëkohësisht, këngëtari me zë të kristaltë
që ka arritur të shesë gjatë gjithë karrierës
së tij plot 50 milionë disqe në të gjithë
botën. Fillimet e këtij njeriu-simbol të
Italisë janë shumë modeste. Gjithçka ka
nisur nëpër lokalet e natës së Toskanës,
nëpër piano-baret e pafundme të bregdetit,
ku djaloshi i talentuar luante për të
fituar bukën e gojës. E në fakt, Boçeli, ishte
shumë më tepër se një muzikant, edhe
pse shumë i talentuar. I diplomuar në
Universitetin e Pizës për Ligje, pavarësisht
sëmundjes së pashërueshme të
glaukomës së syve që ia hoqi shikimin në
moshën 12-vjeçare, Boçeli nuk e dinte kur
punonte bareve e lokaleve të natës se një
ditë do të pushtonte botën me zërin e tij.
Vetëm me albumet e tij të parë, ai u
shndërrua në vitet 1997-2004 si artisti
klasik me shitje më të shumta në botë,
edhe pse nuk ka qenë kurrë një këngëtar
tipik operistik. Të paharruara do të
mbeten duetet e tij me Celine Dion, Laura
Pausini, Stevie Wonder, të cilat kanë
shënuar rekorde botërore shitjesh.
"Time to say goodbye" për shembull,
vetëm në Gjermani arriti të shesë 3 milionë
kopje dhe konsiderohet si kënga më
e shitur e të gjitha kohërave në këtë vend.
Menjëherë pas këtyre sukseseve, të
gjithë e kuptuan se një gjigant i ri i muzikës
kishte lindur tashmë në Itali dhe se
emri i tij do të shkonte thuajse krah për
krah me atë të Luçiano Pavarotit. Viti që
shënoi sukseset e mëdha të Boçelit ishte
1997. Pas atij, çdo vit që pasoi ishte një
realizim më shumë për tenorin me zë të
jashtëzakonshëm. Ai u bë këngëtari i
preferuar italian dhe artistët më të mëdhenj
i kërkonin bashkëpunime dhe duete.
Boçeli u konsiderua nga të gjithë një
"fenomen". Ai ishte njeriu që arriti me
timbrin e zërit të tij të bënte për vete miliona
zemra, si rrallë më parë. Ai ishte
"magjistari" që vuri në lëvizje një industri
të tërë diskografike dhe që arriti të
gjeneronte miliona dollarë. Po cila ishte
formula e tij? E thjeshtë dhe njëherazi
misterioze, si formula e "Coca-Colës".
Pamja e jashtme e Boçelit, prej një
djaloshi të ndrojtur, është pjesë e këtij
suksesi. Veç kësaj, edhe dridhshmëria
dhe patosi i zërit dhe melodive, tipike për
këngëtarë të Mesdheut. Mbi të gjitha, tipi
i zërit. Sipas rasteve, ai herë është pompoz
e i fuqishëm, i denjë për skenat më të
mëdha e prestigjioze operistike të Italisë,
e herë thuajse pëshpëritës e i brishtë si
një frymëmarrje. Shpesh e kanë krahasuar
për nga forca e zërit me baladat e
Tom Jones dhe për nga përkëdhelia e timbrit
me klasikët më të mëdhenj. Por, pavarësisht
kësaj, një pjesë e kritikëve
operistikë nuk kanë qenë aq të dashur
me Boçelin sa adhuruesit e disqeve të tij.
Në vitin 2006 "The New York Times" shkruante:
"Tonaliteti i zërit të Boçelit është
gërvishtës dhe më i hollë se sa duhet dhe
këngëtari nuk ka forcë që të përballojë
tonalitetet e larta. Edhe diksioni i tij nuk
është i qartë dhe është për t‘u çuditur që
një artist me karakteristika të tilla të ketë
shitur aq shumë kopje të disqeve të tij".
Po kush mendoni se ia vë veshin artikujve
të tillë? Boçeli sigurisht që është
shumë i vëmendshëm dhe i ndjeshëm
ndaj tyre. Por për të thënë edhe fjalën e
tij në këtë argument, nuk ka shkruar artikuj
kundërpërgjigjës, por ka pritur përvjetorin
e 50 të lindjes për të ritreguar edhe
një herë forcën e vetes dhe mbi të gjitha,
rrugëtimin e gjatë e të vështirë që i është
dashur të bëjë për të prekur suksesin e
merituar. Albumi i ri me të cilin Boçeli
përcjell dashurinë e tij të madhe për
muzikën, por edhe ambicien për të qenë
më i miri në fushën e tij, quhet: "Incanto",
ose "Magjepsja", por që ka edhe një
kuptim tjetër në gjuhën italiane, atë të
"të kënduarit". "Ky album e ka zanafillën
në fëmijërinë time të hershme", thotë
Boçeli. "Ishte koha kur ushqeja një pasion
të jashtëzakonshëm për operën, por
mbi të gjitha isha i pasionuar pas zërave
të mëdhenj. Përmes pasionit për zërat
zbulova pasionin për operën dhe jo
anasjelltas". Por sipas tij, "zërat e mëdhenj",
domethënë tenorët e mëdhenj me
famë botërore të lindur e formuar në Itali,
ata tipikët e shekullit të 20 si Beniamino
Gigli, Caruso, Franco Corelli dhe të tjerë
janë të gjithë njerëz me një pasion të jashtëzakonshëm
brenda vetes, me një pasion
për këngën dhe veçanërisht për këngët që
vinin nga opera të njohura si "lirika të vogla",
apo "opera të vogla". Pikërisht edhe
albumi i tij i fundit është i mbushur me
këto lloj pjesësh të vogla lirike e operistike
si "Funiculì Funiculà", "Un Amore Così
Grande", "Mamma", "O Surdato ‘Nnamurato".
E veçanta e këtyre pjesëve është se
regjistrimi i tyre është bërë përmes
veglave të vjetra e autentike muzikore, pra
tingulli nuk ka asgjë nga pajisjet elektronike
moderne. Rezultati është një album që
do të pëlqehet edhe nga kritikët më të
ashpër të këngëtarit italian.