Bllokohen 300 kg kanabis, 5 në pranga
Kundërpërgjigjja e parë" ka dhënë
rezultatet e para. Kështu ka qenë
koduar operacioni antidrogë i përqendruar
në Sorone të Mursisë, 30 km
larg qytetit të Sarandës. Rezultat i tij
ka qenë zbulimi i një grupi trafikantësh,
të cilët po bënin gati të trafikonin drejt
Greqisë më shumë se 281 kg lëndë
narkotike të llojit kanabis sativa. Operacioni
ka nisur në rajonin e Sarandës
në orët e para të mëngjesit të së shtunës,
por është finalizuar në orën
00:04 të kësaj dite. I organizuar nga
Drejtoria e Policisë e Qarkut Vlorë, në
bashkëpunim me Komisariatin e Policisë
Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Sarandë, operacioni i
koduar "Kundërpërgjigja e parë" ka
bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin
e 286.1 kg lëndë narkotike. Droga
e llojit kanabis sativa është kapur
në vendin e quajtur Qafa e Soronesë,
në aksin rrugor automobilistik nga fshati
Pllakë, në drejtim të fshatit Xarrë
të Sarandës. Policia bëri të ditur se
lënda narkotike u kap në automjetin
furgon tip "Wolksvagen" me targë
DL2878A, që drejtohej nga Arben Tahiraj.
Pak më vonë u bë edhe kapja e
sekuestrimi i autoveturës "Mercedes-
Benz", me targë DL2937A, për të cilin
u tha se do të bënte shoqërimin e
furgonit deri në destinacionin kufitar
tokësor. Bashkë me automjetet dhe
lëndën narkotike që ato mbartnin, trafikantëve
u është bërë edhe sekuestrimi
i një arme automatike model 56, si
dhe një krehër me 22 fishekë. Në dispozicion
të komunikimit të
narkotrafikut ishin edhe 5 aparate celular,
ndërkohë që atyre u është gjetur
një sasi kartëmonedhash të prerjes 5
mijë lekëshe, në shumën 30 mijë lekë
të reja. Policia e Sarandës bëri arrestimin
e pesë personave si të dyshuar
se janë përfshirë në trafikimin e
kësaj sasie të lëndës narkotike. Ata
janë: Aleksandër Draçi, banues në
Bajkaj, 29 vjeç; Fetah Muhameti, banues
në Bajkaj, Delvinë, 22 vjeç; Arben
Tahiraj, banues në Delvinë, 40 vjeç;
Lavdërim Tozo, banues në Palavli,
Delvinë, 51 vjeç; Gramoz Tahiraj, banues
në lagjen "Çlirim", Delvinë, 42 vjeç.
Është mësuar se një prej të arrestuarve,
40-vjeçari Arben Tahiraj, ishte
shpallur në kërkim për kryerjen e veprës
penale "dhënie ndihme për kalim
të paligjshëm të kufirit". Ai ishte dënuar
për këtë vepër nga Gjykata e Sarandës
me 2 vjet heqje lirie.