E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk fiton shkollën e lartë, tenton vetëvrasjen në shtëpi

Dy vajza të reja nga kryeqy
teti janë vetëhelmuar për
shkak të problemeve të
ndryshme që kanë pasur. Njëra
prej tyre nuk ka përballuar dot
stresin e përditshëm, ndërsa tjetra
ka kaluar në depresion se nuk
ka fituar shkollën e lartë. Por fatmirësisht
të dyja kanë shpëtuar
dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia i ka marrë në pyetje vajzat,
përkatësisht 22 dhe 18 vjeçe, të
cilat kanë rrëfyer problemet që
kanë pasur dhe i kanë çuar deri
në vendimin ekstrem të vetëflijimit.
Madje 22-vjeçarja Anjeza
P., ka zgjedhur t‘i japë fund jetës
së saj të re në një ambient publik.
Një lokal i mbushur plot e përplot
me klientë ka qenë vendi ku ajo
tentoi të ikte nga kjo botë me vendimin
e saj. Kanë qenë klientët,
të cilët e kanë parë dhe e kanë
ndaluar të pinte deri në fund
helmin. Ndërsa adoleshentja Nadire
N., ka hequr dorë nga motivet
për të jetuar në momentin që
kanë dalë edhe përgjigjet e fundit
për shkollat e larta dhe ajo nuk
ka gjetur emrin në listën e
fituesve.
Rasti i parë është shënuar në
Rrugën e Durrësit, në ambientet
e një lokali. Policia e Tiranës ka
marrë njoftim se një vajzë ishte
shtrirë përdhe dhe menjëherë
është nisur për në vendin e ngjarjes.
Policia tha se ngjarja ka
ndodhur në orën 18:00, kur Anjeza
P., 22 vjeçe, e zbehtë në fytyrë,
është ulur në një tavolinë në
lokal dhe ka marrë për të pirë
vetëm ujë. Paraqitja e saj ka
tërhequr vëmendjen e klientëve
dhe stafit të lokalit, të cilët kanë
vënë re se ajo po pinte disa
kokrra. Pa kaluar shumë kohë ajo
është këputur dhe ka rënë përtokë.
Menjëherë stafi i lokalit i
është afruar e i ka dhënë ndihmën
e parë, duke ia hequr kokrrat
e tjera që mbante në dorë, ndërsa
tentonte t‘i pinte të gjitha. Me
shpejtësi, një prej klientëve ka
marrë makinën personale dhe
bashkë me të tjerë janë nisur drejt
Spitalit Ushtarak. Mjekët janë
shprehur se shumë shpejt gjendja
shëndetësore e vajzës është
përmirësuar, kjo falë ndihmës të
menjëhershme të dhënë nga të
pranishmit në lokal. Pas përmirësimit
të gjendjes së vajzës, një
oficer i policisë gjyqësore ka marrë
në pyetje të dëmtuarën, e cila
ka deklaruar se ka dashur t‘i japë
fund jetës për shkak të streseve
personale. Më vonë ajo është lënë
nën kujdesin e familjes së saj, me
qëllim parandalimin e ndërmarrjes
së ndonjë akti tjetër
vetëvrasjeje nga ana e saj. Policia
shpjegoi se vajza e re kishte përdorur
fosfor zinku për të realizuar
vetëflijimin.
Por pa kaluar shumë kohë,
policia është njoftuar nga Spitali
Ushtarak për një tjetër rast
vetëhelmimi. Sipas informacioneve
të para, 18-vjeçarja Nadire N.,
kishte mbërritur e toksikuar rëndë
në spital. Familjarët e saj, të cilët
kishin vënë re se adoleshentja
kishte pirë helm, e kanë dërguar
me urgjencë për ndihmë në spital.
Sipas informacioneve nga uniformat
blu, ngjarja ka ndodhur në
zonën e Kombinatit, pikërisht në
rrugën "Teodor Keko", ku vajza
banon aktualisht. Familja e saj
kishte vënë re te vajza humbje ndjenjash
dhe menjëherë e ka nisur
për në spital. Doktorët kanë konstatuar
se ajo kishte konsumuar
shumë aspirina. Menjëherë
mjekët e spitalit i kanë dhënë ndihmën
e parë adoleshentes dhe
brenda pak kohësh gjendja e saj
shëndetësore është përmirësuar.
Policia më pas mori në pyetje vajzën
e re. Ajo ka deklaruar për uniformat
blu se kishte kohë që po
priste përgjigjet për shkollën e
lartë, me shpresën se do të kualifikohej.
Por, kur ka parë edhe
përgjigjet e fundit dhe ka vënë re
se emri i saj nuk ishte në listën e
fituesve, ka kaluar në depresion.
Për këtë arsye ajo ka konsumuar
një sasi të konsiderueshme aspirinash,
duke mos menduar gjatë
për pasojat, pasi nuk e duronte dot
këtë gjendje. Por, fatmirësisht,
familja ka arritur ta diktojë shpejt
dhe t‘i vijë në ndihmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›