Asgjësohen me djegie 24 kilogramë lëndë narkotike
Rreth 24 kilogramë lëndë
narkotike të llojit heroinë dhe
kanabis janë asgjësuar me djegie
mesditën e së shtunës, në vendin
e quajtur "Bregu i Lumit", në
Krastën e Vogël të Elbasanit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka
dhënë dy vendime të formës së
prerë për asgjësimin e lëndëve
narkotike kapur dhe sekuestruar
në vitin 2005 dhe 2007. Konkretisht
të shtunën, në prani të mediave,
oficerë të policisë së Drejtorisë
së Policisë së Qarkut të Elbasanit,
në prani edhe të kryetarit
të Komisionit të Asgjësimit në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda,
Njazi Seferi, si edhe të përfaqësuesit
të Gjykatës së Krimeve të
Rënda, Arben Ndreka, kanë marrë
pjesë në asgjësimin me djegie
të 7.345 kg lëndë narkotike e llojit
heroinë, si dhe 17.850 kg lëndë
narkotike e llojit kanabis.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë
së Qarkut të Elbasanit, Valbona
Begaj, tha se janë ekzekutuar dy
vendime të Gjykatës së Krimeve
të Rënda, konkretisht vendimi i djegies
së 7.345 kg lëndë narkotike e
llojit heroinë, e kapur në muajin
maj të vitit 2007. Heroina ndodhej
në mjetin e Abedin Elezit, si dhe
Nurifer Elezit, burrë e grua, të cilët
aktualishtjanëdënuarpërkatësisht
me 11 vjet heqje lirie për Abedin
Elezin, si dhe 10 vjet heqje lirie për
bashkëshorten e tij. Ndërsa vendimi
i dytë i Gjykatës së Krimeve
të Rënda është për asgjësimin e
17.850 kg kanabis, të cilat janë
sekuestruar në datë 6 prill të vitit
2005. Kjo sasi është kapur në pikën
kufitare të Rrajcës, ku personat e
arrestuar kishin destinacion
Maqedoninë për dërgimin e kësaj
lënde narkotike. Konkretisht po
vuajnë dënimin për këtë vepër penale
Lulëzim Çollaku, i dënuar me
6 vjet burg heqje lirie, Elton Halili,
i dënuar me 5 vjet heqje lirie, si
dhe i mituri Hasan Çollaku, i
dënuar me 3.4 vjet heqje lirie. Asgjësimi
me djegie i 24 kilogramëve
lëndë narkotike është
vendim i formës së prerë nga
Gjykata e Krimeve të Rënda.
narkotike të llojit heroinë dhe
kanabis janë asgjësuar me djegie
mesditën e së shtunës, në vendin
e quajtur "Bregu i Lumit", në
Krastën e Vogël të Elbasanit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka
dhënë dy vendime të formës së
prerë për asgjësimin e lëndëve
narkotike kapur dhe sekuestruar
në vitin 2005 dhe 2007. Konkretisht
të shtunën, në prani të mediave,
oficerë të policisë së Drejtorisë
së Policisë së Qarkut të Elbasanit,
në prani edhe të kryetarit
të Komisionit të Asgjësimit në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda,
Njazi Seferi, si edhe të përfaqësuesit
të Gjykatës së Krimeve të
Rënda, Arben Ndreka, kanë marrë
pjesë në asgjësimin me djegie
të 7.345 kg lëndë narkotike e llojit
heroinë, si dhe 17.850 kg lëndë
narkotike e llojit kanabis.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë
së Qarkut të Elbasanit, Valbona
Begaj, tha se janë ekzekutuar dy
vendime të Gjykatës së Krimeve
të Rënda, konkretisht vendimi i djegies
së 7.345 kg lëndë narkotike e
llojit heroinë, e kapur në muajin
maj të vitit 2007. Heroina ndodhej
në mjetin e Abedin Elezit, si dhe
Nurifer Elezit, burrë e grua, të cilët
aktualishtjanëdënuarpërkatësisht
me 11 vjet heqje lirie për Abedin
Elezin, si dhe 10 vjet heqje lirie për
bashkëshorten e tij. Ndërsa vendimi
i dytë i Gjykatës së Krimeve
të Rënda është për asgjësimin e
17.850 kg kanabis, të cilat janë
sekuestruar në datë 6 prill të vitit
2005. Kjo sasi është kapur në pikën
kufitare të Rrajcës, ku personat e
arrestuar kishin destinacion
Maqedoninë për dërgimin e kësaj
lënde narkotike. Konkretisht po
vuajnë dënimin për këtë vepër penale
Lulëzim Çollaku, i dënuar me
6 vjet burg heqje lirie, Elton Halili,
i dënuar me 5 vjet heqje lirie, si
dhe i mituri Hasan Çollaku, i
dënuar me 3.4 vjet heqje lirie. Asgjësimi
me djegie i 24 kilogramëve
lëndë narkotike është
vendim i formës së prerë nga
Gjykata e Krimeve të Rënda.