G20 në kërkim të rrugëdaljes nga kriza
Liderët e ekonomive më të zh
villuara të planetit dhe ato në
zhvillimi e sipër, gjithsej 20,
që përbëjnë edhe të ashtuquajturin
G20, janë takuar dje në
mbledhjen e shumëpritur e
shumëpërfolur të Uashingtonit,
për të tentuar gjetjen e
rrugëzgjidhjeve për krizën financiare
që po përjeton bota. Ata janë
paraqitur me ministrat përkatës të
Financave dhe kanë diskutuar me
njëri-tjetrin përgjatë 4 orëve të
takimit, që është zhvilluar në ambientet
e një muzeu. Të gjithë janë
vënë përreth një tryezë
katërkëndëshe, në mes të së cilës
ndodhej globi, një simbolikë kuptimplotë
kjo për ata që dinë të lexojnë
mes rreshtash. Ndërkohë që
të 20-tët janë bërë bashkë shenjat
e krizës ekonomike sa vjen e po
thellohen në shumë rajone të
botës. "Viktima" e fundit, por sigurisht
jo e paparalajmëruar ishte
eurozona, e cila dy ditë më parë
ra në recesion. Pikërisht ndërsa
zhvillohej mbledhja, Fondi Monetar
Ndërkombëtar ra dakord për
t‘i dhënë Pakistanit një hua prej
7.6 miliardë dollarësh, si pjesë e
një plani më të madh për vendin
aziatik të zhytur në borxhe. Me
Presidentin amerikan, Bush, të cilit
i mbeten vetëm 2 muaj në
detyrë dhe pasuesin e tij, Obama,
që ka zgjedhur të mos marrë pjesë
në takim, si dhe liderët e tjerë
ndërkombëtarë, gjatë diskutimeve
janë rrahur çështjet kryesore
të daljes nga kriza. Sipas disa
liderëve, ata kanë qenë pranë
marrëveshjes në të cilën shprehet
nevoja për ndryshime në sistemin
financiar, përfshi shtimin e
rregullatorëve në sektorin financiar,
ku operacionet me rrezikshmëri
të lartë në sferën e kredive
për shtëpi, veçanërisht në Shtetet
e Bashkuara, ishin edhe zanafilla
e gjithë këtij kaosi në botë. Bush,
që i ka kundërshtuar të gjitha thirrjet
për ndërmarrjen e rregullave
të reja në industrinë financiare,
tha se liderët duhet të kërkonin
mënyrën e duhur për mos
përsëritjen e kësaj krize në të ardhmen
dhe jo të riformatonin gjithë
sistemin. "Jam i kënaqur që liderët
riafirmuan parimet në lidhje me
tregjet e hapura dhe tregtinë e lirë.
Për mua, një nga rreziqet më të
mëdha të kësaj krize është që
njerëzit të nisin të zbatojnë politika
proteksioniste", ka deklaruar
Bush. Sipas tij, kriza nuk ka marrë
fund. Takimi i së shtunës pritet që
t‘i hapë rrugën, gjatë muajve në
vijim, një tjetër takimi në fillim të
vitit të ardhshëm, kur në Shtetet e
Bashkuara të jetë vendosur Presidenti
i ri, i cili mund të marrë në
konsideratë ndryshimet e mëdha
që i duhen bërë sistemit financiar.
Përveçse rregullave të reja, liderët
kanë marrë në konsideratë
mënyrat e reja të futjes së institucioneve
globale, si FMN në
ekonomitë e vendeve në zhvillim,
të cilat janë shndërruar në faktorë
të rëndësishëm ekonomikë dhe
balancues në Planet. Kryeministri
britanik, Gordon Braun, tha se
inflacioni i ulët krijoi hapësirën
për uljen e përqindjeve të interesave
bankare dhe marrjen e paketave
të stimujve financiarë.
"Këto janë bisedime të vështira,
sepse bëhen mes vendesh që
vijnë nga realitete të ndryshme
dhe ne na duhet që të gjejmë gjuhën
e përbashkët me të gjithë", ka
thënë Braun. Ai i bëri thirrje
grupit që të veprojë i bashkuar
për stimulimin e ekonomive
përmes politikave fiskale dhe
monetare. Pas një darke që liderët
kaluan së bashku të premten,
ministrat e tyre të Financave
punuan deri vonë për të hartuar
një komunikatë të përbashkët, që
ka dalë në fund të takimit. Kancelarja
gjermane, Merkel, tha se
dokumenti përmban mos
shmangien e asnjë tregu financiar,
apo institucioni financiar ndaj
kontrollit të institucioneve
mbikëqyrëse dhe se plani i aksionit
përfundimtar ka 50 masa,
që duhet të zbatohen deri në fund
të muajit mars. Ndërkohë,
ekonomitë e vendeve në zhvillim
kanë paralajmëruar se koha po
ndalon për ndalimin e dëmeve financiare
që po shkakton në
ekonomitë e tyre kriza e tregjeve
financiare. "Nëse nuk do të marrim
një aksion të shpejtë, atëherë
do të ndodhemi përballë rrezikut
të zhytjes në depresion", kanë bërë
të ditur ministrat e Financës së
disa vendeve të Amerikës Latine.
villuara të planetit dhe ato në
zhvillimi e sipër, gjithsej 20,
që përbëjnë edhe të ashtuquajturin
G20, janë takuar dje në
mbledhjen e shumëpritur e
shumëpërfolur të Uashingtonit,
për të tentuar gjetjen e
rrugëzgjidhjeve për krizën financiare
që po përjeton bota. Ata janë
paraqitur me ministrat përkatës të
Financave dhe kanë diskutuar me
njëri-tjetrin përgjatë 4 orëve të
takimit, që është zhvilluar në ambientet
e një muzeu. Të gjithë janë
vënë përreth një tryezë
katërkëndëshe, në mes të së cilës
ndodhej globi, një simbolikë kuptimplotë
kjo për ata që dinë të lexojnë
mes rreshtash. Ndërkohë që
të 20-tët janë bërë bashkë shenjat
e krizës ekonomike sa vjen e po
thellohen në shumë rajone të
botës. "Viktima" e fundit, por sigurisht
jo e paparalajmëruar ishte
eurozona, e cila dy ditë më parë
ra në recesion. Pikërisht ndërsa
zhvillohej mbledhja, Fondi Monetar
Ndërkombëtar ra dakord për
t‘i dhënë Pakistanit një hua prej
7.6 miliardë dollarësh, si pjesë e
një plani më të madh për vendin
aziatik të zhytur në borxhe. Me
Presidentin amerikan, Bush, të cilit
i mbeten vetëm 2 muaj në
detyrë dhe pasuesin e tij, Obama,
që ka zgjedhur të mos marrë pjesë
në takim, si dhe liderët e tjerë
ndërkombëtarë, gjatë diskutimeve
janë rrahur çështjet kryesore
të daljes nga kriza. Sipas disa
liderëve, ata kanë qenë pranë
marrëveshjes në të cilën shprehet
nevoja për ndryshime në sistemin
financiar, përfshi shtimin e
rregullatorëve në sektorin financiar,
ku operacionet me rrezikshmëri
të lartë në sferën e kredive
për shtëpi, veçanërisht në Shtetet
e Bashkuara, ishin edhe zanafilla
e gjithë këtij kaosi në botë. Bush,
që i ka kundërshtuar të gjitha thirrjet
për ndërmarrjen e rregullave
të reja në industrinë financiare,
tha se liderët duhet të kërkonin
mënyrën e duhur për mos
përsëritjen e kësaj krize në të ardhmen
dhe jo të riformatonin gjithë
sistemin. "Jam i kënaqur që liderët
riafirmuan parimet në lidhje me
tregjet e hapura dhe tregtinë e lirë.
Për mua, një nga rreziqet më të
mëdha të kësaj krize është që
njerëzit të nisin të zbatojnë politika
proteksioniste", ka deklaruar
Bush. Sipas tij, kriza nuk ka marrë
fund. Takimi i së shtunës pritet që
t‘i hapë rrugën, gjatë muajve në
vijim, një tjetër takimi në fillim të
vitit të ardhshëm, kur në Shtetet e
Bashkuara të jetë vendosur Presidenti
i ri, i cili mund të marrë në
konsideratë ndryshimet e mëdha
që i duhen bërë sistemit financiar.
Përveçse rregullave të reja, liderët
kanë marrë në konsideratë
mënyrat e reja të futjes së institucioneve
globale, si FMN në
ekonomitë e vendeve në zhvillim,
të cilat janë shndërruar në faktorë
të rëndësishëm ekonomikë dhe
balancues në Planet. Kryeministri
britanik, Gordon Braun, tha se
inflacioni i ulët krijoi hapësirën
për uljen e përqindjeve të interesave
bankare dhe marrjen e paketave
të stimujve financiarë.
"Këto janë bisedime të vështira,
sepse bëhen mes vendesh që
vijnë nga realitete të ndryshme
dhe ne na duhet që të gjejmë gjuhën
e përbashkët me të gjithë", ka
thënë Braun. Ai i bëri thirrje
grupit që të veprojë i bashkuar
për stimulimin e ekonomive
përmes politikave fiskale dhe
monetare. Pas një darke që liderët
kaluan së bashku të premten,
ministrat e tyre të Financave
punuan deri vonë për të hartuar
një komunikatë të përbashkët, që
ka dalë në fund të takimit. Kancelarja
gjermane, Merkel, tha se
dokumenti përmban mos
shmangien e asnjë tregu financiar,
apo institucioni financiar ndaj
kontrollit të institucioneve
mbikëqyrëse dhe se plani i aksionit
përfundimtar ka 50 masa,
që duhet të zbatohen deri në fund
të muajit mars. Ndërkohë,
ekonomitë e vendeve në zhvillim
kanë paralajmëruar se koha po
ndalon për ndalimin e dëmeve financiare
që po shkakton në
ekonomitë e tyre kriza e tregjeve
financiare. "Nëse nuk do të marrim
një aksion të shpejtë, atëherë
do të ndodhemi përballë rrezikut
të zhytjes në depresion", kanë bërë
të ditur ministrat e Financës së
disa vendeve të Amerikës Latine.